Përkeqësohet situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci në 24 orët e fundit

0
92

Situata e pandemisë në Maqedoninë e Veriut, vijon të jetë kritike. Në raportin e fundit ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7.123 testime 1.822 kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 918, Manastir – 198, Prilep – 98, Kumanovë – 65, Kavadar – 55, Ohër – 49, Shtip – 42, Gjevgjeli dhe Radovish – 33, Strumicë – 30, Veles – 28, Tetovë, Kërçovë dhe Krushevë – nga 26, Negotë, Valandova – nga 21, Gostivari dhe Koçani – 18, Sveti Nikola – 15, Resnja – 14, Struga – 12, Dellçeva dhe Berova – nga 10, Probishtip – 9, Kriva Pallanka – 8, Makedonska Kamenica – 7, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Demir Kapi – nga 5, Vinica dhe Kratova – nga 4, Demir Hisar dhe Pehçeva – nga 3, Dojran – 2, Dibër – 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1882), prej tyre 173 janë riinfektime.

MSH informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacient, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28.12.2021 deri 06.01.2022.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 668 pacientë të shëruar. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 238.061, qytetarë prej të cilëve 216.521 janë shëruar, ndërsa 8.062 kanë ndërruar jetë.