Përgjimet që tronditën politikën/ Gazetari gjerman intervistë për “Opinion” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet që tronditën politikën/ Gazetari gjerman intervistë për “Opinion” (film)

15:45 | 06/06/2019
në Kryesore
0

Gazetari Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion, për gazetaren Desada Metaj.

Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë situatë është pyetja nëse këto materiale janë autentike apo jo.

Gazetari Peter Tiede këmbëngul se materialet janë të vërteta, nuk ka mashtrime dhe të gjitha materialet janë testuar.

Read more

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

“Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana”, thekson Peter Tiede.

Në përgjime dalin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Intervistoi për emisionin “Opinion”, Desada Metaj

Përgjimet audio që ju keni publikuar në Bild kanë shkaktuar një furtune të vërtetë në Shqipëri. Herën e parë disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si të paguar nga opozita.

Peter Tiede: Kjo është totalisht marrëzi, pakuptim. Unë jam një gazetar gjerman, jetoj në një vend të lirë dhe tek ne, gazetarët paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe ky punëdhënës quhet “Bild” dhe jo opozita shqiptare. Unë madje, nuk njoh fare dikë nga opozita shqiptare.

A mbani ju përgjegjësi për autenticitetin e këtyre përgjimeve? Sepse në një situate krize si kjo që po kalon Shqipëria kjo mund të konsiderohet si një goditje e fortë.

Peter Tiede: Ky është material i vërtetë, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar këtë material ashtu siç veprojnë, pra bëjmë gjithmonë me informacionet. Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana.

Si gazetar me eksperience a mendoni se publikimi i këtyre përgjimeve do të ndikoje në qëndrimin zyrtar të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe hapjes së negociatave?

Peter Tiede: Nuk mendoj se kjo është diçka që domosdoshmërisht do të mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë, pasi për Gjermaninë ka rëndësi që Shqipërisë të mos i ndodhë e njëjta gjë si me Malin e Zi, që ndikohet nga rusët. Pra dhe ajo të mos ndikohet nga Turqia. Të gjithë duan ta kenë për vete Ballkanin, por për Gjermaninë rëndësi ka gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, me korrupsionin e madh që ka, me mungesën e lirisë së shtypit, me mungesën e gjykatave. Juve nuk keni madje as Gjykatë Kushtetuese. Me të gjitha këto Shqipëria kërkon ose përpiqet të anëtarësohet në BE. Ky është rasti aktual.

Si mendoni se duhet të reagoje qeveria shqiptare në një rast të tille? A keni patur raste të ngjashme dhe si është proceduar më vonë?

Peter Tiede: Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si të mund të reagojë ndryshe, përveçse të pretendojë se gjithçka është një mashtrim apo një konspirim I madh. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë që Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ketë të qartë se çdo të thotë dhe çfarë është mafia. Në fakt ajo vetë është mafia.

Këto shkrime ishin të planifikuara apo erdhën si reagim pas shkrimit të parë për Shqipërinë?

Peter Tiede: Pasi qeveria juaj pretendoi se unë jam blerë dhe gjithçka është mashtrim, vendosëm të vazhdonim kërkimet dhe të vërtetonim se neve nuk na ka blerë askush dhe të gjitha këto informacione janë të vërteta.

Është e kote t’ju pyes për burimet e përgjimeve, por në Shqipëri ka dyshime dhe deklarata politike që një pjese e tyre janë pjesë e dosjeve që janë tek Krimet e Rënda. I jeni referuar me së shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?

Peter Tiede: Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinën materiali. Materiali është i pranishëm edhe ne gjermanisht. Por siç e thashë, ai vjen nga Shqipëria dhe unë e kam marr nga Shqipëria

Ka shumë ish-oficerë policie në Shqipëri që kanë investiguar raste të implikimit të drejtuesve politike me çështje korrupsioni, te cilët tashmë kane kërkuar ose kërkojnë azil politik në vende të tilla si Holanda, Zvicra apo vendet skandinave?

Peter Tiede: Kjo është një pyetje interesante, përse duhet të përndiqen policë shqiptarë? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo të policëve nga Vlora, të cilët duhet të arratiseshin në Zvicër. Mund të marrim edhe rastin e policëve të tjerë që kanë ikur në Holandë apo të drejtorëve të klinikave spitalore të cilët kanë qenë të detyruar që të japin (lëshojnë) raporte mjekësore për kriminelët, me qëllim që këta bosë të drogës apo të mafias të dalin nga burgu. Përse duhet të arratisen këta njerëz? Përse përndiqen ata në Shqipëri? Dritan Zagani, apo policë të tjerë kanë qenë në burg pa një padi. Policët kanë qenë në arrest shtëpie dhe duhet të arratiseshin nga Shqipëria, pasi kanë dalë kundër politikës. Neve personalisht këto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten për kolegët shqiptarë dhe për policët e guximshëm që kanë vepruar në mënyrë të tillë, që ato të publikohen.

Në përgjimet tuaja janë përmendur shumë emra të njohur. Si keni menduar të përballeni me ta në rast se do t’i drejtohen gjykatës?

Peter Tiede: Uroj dhe shpresoj që ta bëjnë këtë gjë, pasi kështu do dalin në gjyq dhe ne do të paraqesim provat. Edhe unë vlej si provë, sigurisht. Kështu gjykatësit do të vërtetojnë nëse unë gënjej dhe nëse ju në Shqipëri qeveriseni nga një mafia e korruptuar. Unë e di që kam të drejtë.

/opinion.al/

Etiketa: “Bild”Desada Metajemisioni “Opinion”gazetari gjermanintervistëpergjimetPeter Tiede

Të Lidhura

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

nga 27
20:12 | 25/12/2025
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

nga 27
19:20 | 25/12/2025
0

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj,...

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

nga 27
19:02 | 25/12/2025
0

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork...

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

nga 27
18:46 | 25/12/2025
0

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa...

Para
Berisha: Dikur sodisnin detin si çift i dashuruar, sot Rama nuk ia hap më telefonin Gjushit!

Berisha: Dikur sodisnin detin si çift i dashuruar, sot Rama nuk ia hap më telefonin Gjushit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com