Përgjimet/ Gazment Bardhi: Ndëshkim vjedhësve të zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Gazment Bardhi: Ndëshkim vjedhësve të zgjedhjeve

15:31 | 23/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së e ndali sërish vëmendjen tek përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Bardhi tha se përgjimet treguan se një mekanizëm i tillë për blerjen e votave në Dibër e pastaj në Durrës është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se personat përgjegjës që kanë kryer krim zgjedhor nuk duhet t’ja hedhin pa u ndëshkuar.

Fjala e plotë
Përgjimet e BILD faktuan se Edi Rama nuk di të fitojë zgjedhje, por vetëm t’i manipulojë ato, duke përdorur krimin dhe cdo mjet tjetër të paligjshëm për pushtetin e tij.

Read more

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Përgjimet e reja, të publikuara nga gazeta gjermane Bild, që plotësuan skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, zbuluan para opinionit publik se manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyrat e vjedhjes së zgjedhjeve janë masive dhe të shtrira gjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 e Dibrës e vitit 2016 dhe dosja 339 e Durrësit e vitit 2017-të e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për vjedhjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, në skemën kriminale të Edi Ramës janë përfshirë nga ai vetë tek qeveria, Partia Socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.

Bild shpalosi para shqiptarëve radiografinë e një pushteti të shkrirë me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Çdo dëshmi e publikuar nga BILD-i për masakrat elektorale të organizuara nga Edi Ramës, shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, me trafikantë droge, me grabitës.

Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që, për hir të pushtetit të tij, përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre atë që përflitej në çdo zgjedhje të organizuar prej Edi Ramës, se e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet të paligjshëm. Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal.

Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet, është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Vetëm duke çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut secilin prej politikanëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve me krimin, në blerjen e votave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do të drejtohen më nga qeveri dhe Kryeministër që i vjedh e i varfëron.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, nuk janë vetëm themeli i bashkëjetesës demokratike. Ato janë kushti numër një që një qeveri dhe një kryeministër të mos punojë për pasurimin e vet dhe të një grushti kriminelësh e oligarkësh, por të punojë për zhvillimin e vendit, për interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Etiketa: dëshmi e publikuar nga BILDedi ramagazment bardhi]Përgjimet e BildSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Të Lidhura

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

nga 27
20:14 | 27/05/2026
0

Eurojust ka reaguar pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë Anti-Mafia të Barit, ku u godit një grup i...

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

nga 27
19:46 | 27/05/2026
0

Një situatë emergjente është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë...

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

nga 27
18:56 | 27/05/2026
0

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet...

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

nga 27
18:30 | 27/05/2026
0

Bashkim Gashi nga Kosova, është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan...

Para
Luks i shfrenuar, Ronaldo lë 20 mijë euro bakshish

Luks i shfrenuar, Ronaldo lë 20 mijë euro bakshish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

20:14 | 27/05/2026
Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

19:46 | 27/05/2026
Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

18:56 | 27/05/2026
Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

18:30 | 27/05/2026
Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

17:48 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –
  • Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –
  • Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –
  • Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg
  • Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –
  • Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –
  • Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com