Punimet e Unazës së Vogël kanë përfunduar. Njoftimin e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se Bashkia e mbajti premtimin, duke çliruar një projekt të bllokuar ndër vite.
Veliaj: Ka qenë një projekt që ka 25 vjet që flitet nga shpronësimet, që bllokohet nga stërkëmbëshat politikë, por ky projekt është metaforë e asaj se çfarë mund të jetë Shqipëria nëse punohet dhe bashkëpunohet.Kjo është tjetër rrugë që i ka të gjitha standardet.
Veliaj tha se duhet të ndryshojë kultura, duke shmangur qendrën nëse nuk kemi punë në qendër, dhe të përdorim një unazë më të largët. Në këtë mënyrë i jepet më shumë hapsirë përdorimit të biçikletave.
Veliaj tha gjithashtu se nga java tjetër Bashkia nis procesin e pastrimit të mbeturinave.