1 orë e 20 minuta ka zgjatur takimi i Presidentit Meta me opozitën jashtëparlamentare.
Gjithshtu Basha do të dalë në një konferencë për media nga selia e PD-së. Në takim ishin të pranishëm: Lulzim Basha, Petrit Vasili, Mesila Doda, Agron Duka, Nard Ndoka, Arjan Madhi dhe Vangjel Dule.
Ky takim u kërkuar nga Presidenti Meta, për situatën dramatike në vend. “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”,- thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.