• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovizion dhe linçimi i opinionit publik

20:58 | 12/05/2022
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Me rastin e paraqitjes të performancës të grupit nga Shqipëria në Eurovizion, si edhe të paraqitjes atje të Ronela Hajatit, e cila bëri artin e vet me gjithë mundësitë e saj, natyrshëm që opinioni publik do të debatonte.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Gjendja normale e opinionit publik nuk është uniformiteti, por diferencimi, ndarja, çarja në dy ose disa pozicione.

Turma është e një mendjeje.

Turma është e rrezikshme, jo opinioni publik i çarë.

Aq më shumë kur opinioni publik është edhe publik i skenës.

Shoqëria jonë është e etur për të debatuar sepse qytetarin nuk e pyet kush për ndonjë gjë. Sapo gjen të çarën vrundujt e ajrit dhe dallgët e heshtjes të imponuar vërshojnë atje ku nu_k ka qeder. Për çështje të tjera matet mirë, hesht, fsheh kokën se edhe e pëson! Nuk ka faj.

Sigurisht shijet artistike janë të ndryshme, mënyra e përqasjes së asaj performance mund të ishte me nuanca të ndryshme, këtu nuk ka rregulla universale.

Kritikët janë po aq në të drejtën e tyre sa edhe mbështetësit.

Por ajo që është serioze është shpërthimi i maçizmit, i seksizmit, i bullizmit, i gjuhës të urrejtjes në disa segmente të opinionit. Por, ata nuk janë i gjithë opinioni. Me qindra mijëra persona e kanë vlerësuar me gjithë dëshirat për më shumë përpjekjen e artistëve nga Shqipëria. Por kanë heshtur. Me dhjetra mijë kanë përqafuar qendrime pozitive. Me dhjetra mijë nuk e kanë pëlqyer dhe kjo është fareeee e natyrshme.

Këtu e kam fjalën vetëm për atë pjesë që absolutizon gjykimin e vet, që urren, fyen, që nuk le gjë pa sharë artistët e skenës.

Dhe pastaj tmerri është kur seksizmin, maçizmin, maskilizmin, e shprehin edhe ata njerëz që vuajnë prej tyre.

Kur ka femra maskiliste.

Të zhytura nën sundimin e mashkullit nuk mund të pranojnë një art që del nga ai kuadër skllavërues. Kur ka artistë antiart, që nën efektet e zilisë apo realizimeve të parealizuara vrasin çdo qënie që ngrihet me performancën e vet në një horizont diku. Kur ka individë burra dhe gra që ngatërrojnë performancën në skenë me ngjarje reale. Kur trupin në skenë po e panë të shfaqur si element artistik e quajnë pornografi, po ashtu sikur dikush duke parë një film me vrasje të ngatërrojë lojën e aktorit duke e quajtur vrasës.

Kur edukata esteike e vlerësimit të performancave në art është në nivele ku të vjen të pyesësh: A kanë bërë këta njerëz estetikë në shkollimin e mesëm? Kur gjykimet mbi të bukurën dhe të shëmtuarën i formulojnë si gjykime objektive dhe universale sepse nuk mund t’u kërkosh të kenë njohuri as nga estetika e Platonit, Kantit, Niçes, nuk po flas për të tjerë më të stërholluar.

Si nuk relativizojnë duke shprehur mendimin e tyre dhe lënë të tjerët të thonë të kundërtën, por shajnë, zprazin të gjithë karrikatorët e urrejtjes mbi këdo që është i ndryshëm.

Kur kërkojnë art të vlerësuar sipas shumicës. Kur kërkojnë art plebishitar. Kur kërkojnë llogari artistëve në emër të taksapaguesve. Kur nuk kërkojnë as më shumë dhe as më pak por që trupa artistike ta fitonte Eurovizionin, të kualifikohej, mirë do ishte. Po çfarë është kualifikuar nga ajo që bëjmë ne sot? Cfarë bëjnë ata vetë për t’u kualifikuar diku në Evropë?

Opinioni në gjendjen e vet normale është sigurisht i ndarë dhe i përçarë. Ndryshe do të ishte turmë. Ka arësye për këtë. Por, kur kritikat paraqiten me një seksizëm mesjetar, me një maskilizëm prej eunukësh, me zili dhe urrejtje, atëhere mendon se çfarë frustrimi mblidhet në një shoqëri ku individi nuk dëgjohet, nuk vlerësohet, është i braktisur.

Në këto kushte ka jo pak që gjithçka ndryshe u duket si fyerje e qenies së tyre, kur thonë : na përfaqëso!

Bëj artin, filozofinë, shkencën, modën që dua unë!

Kur sheh ndonjë artist që fshihet pas urrejtjes të grupeve sociale të frustruara drama është edhe më e madhe.

Nënteksti : Në skenë duhet të jem unë, dhe jo ti! Ose më imito mua, ose vdis!

Eshtë problem edukata estetike në shkolla!

Sa për Ronela Hajatin, pastaj, kush e pëlqen e duartroket, kush nuk e pëlqen shpreh kritikat e veta sipas shijes së vet.

 

Etiketa: Eurovizionlinçimiopinioniperformancapublikronela hajati

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Iu bashkuan UÇK-së në vitin 1999, Shtetet e Bashkuara kërkojnë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Srebrenica - një gur në qafën e Edi Ramës?!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –

FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –

09:57 | 29/11/2023
Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –

Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –

09:51 | 29/11/2023
FOTO-VIDEO/ Shqiptarët ngritën flamurin në Londër, disa të arrestuar –

FOTO-VIDEO/ Shqiptarët ngritën flamurin në Londër, disa të arrestuar –

09:45 | 29/11/2023
“Vajza ime u nda nga jeta”, ish-deputeti jep lajmin e hidhur –

“Vajza ime u nda nga jeta”, ish-deputeti jep lajmin e hidhur –

09:41 | 29/11/2023
VIDEO/ Blero këndon këngën që e shkroi brenda shtëpisë së Big Brother –

VIDEO/ Blero këndon këngën që e shkroi brenda shtëpisë së Big Brother –

09:37 | 29/11/2023

Më Të Lexuarat

  • FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –
  • Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –
  • FOTO-VIDEO/ Shqiptarët ngritën flamurin në Londër, disa të arrestuar –
  • “Vajza ime u nda nga jeta”, ish-deputeti jep lajmin e hidhur –
  • VIDEO/ Blero këndon këngën që e shkroi brenda shtëpisë së Big Brother –
  • Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në oqean, me 8 persona në bord –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • FOTO/ Përmbyset automjeti në Sarandë-Kardhiq, ‘zhduket’ drejtuesi –
  • Do e dërgoj Shqipërinë në Botëror 2026 –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com