Përdhunimi i dytë prej Elisës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunimi i dytë prej Elisës

19:57 | 05/02/2019
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Ministrja e shtetit për marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, për rastin e Kavajës, ka një qejfmbejtje pasi sipas saj denoncimin e ka bërë opozita. Po sipas saj gjëra si këto ndodhin edhe në botën e madhe.

Mu desh të fërkoja sytë, por ishin fjalë të vërteta dhe me sa di, kjo Elisa, është bërë edhe nënë. Dhe me sa po kuptoj, po i jep fytyrën postit të saj të çuditshëm a dikasterit që drejton. S’e dija që arka e shtetit shqiptar, ka këtë luks financiar që me paratë e taksave të qytetarëve të mbaj me rroga një dikaster për marrëdhëniet qeveri a shtet me parlamentin etj. Një vrimë e zezë për të shteruar ca fonde që fare mirë mund të investoheshin ta zëmë në bujqësi ose në programe parandaluese të bulizmit a përdhunimit në shkolla.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kjo Elisa gazmore që as sharmi nuk po e ndihmon të bëhet tërheqëse, harron se më 2011-tën kur ajo dhe rilindja zbarkuan në Kavajë për të denoncuar një rrëmbim si pasojë me humbjen e fëmijës nga gruaja e kryebashkiakut. Ngjarje që vërtetë na tronditi të gjithëve por e gjitha rezultoi një bllof dhe një keqardhje karshi problemeve brenda familjes dhe shoqërisë. Po Elisa këtë e të tjera i harron.

Me këtë risjellje dua t’i them kësaj, ministres se opozitarizmi këtë punë ka. Por mua ajo që më trishton më tepër janë këto qeniet femra në qeveri, këto krijesa që në vend të kontribuojnë në zbutjen e klimës së ashpër, bëjnë të kundërtën.

Ky është edhe përdhunimi i dytë, jo më i një trembëdhjetëvjeçareje, por i të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

Asnjë lloj kalkulimi politik nuk mund të justifikoj ngjarjen në shkollëne Kavajës. Eshtë një turp social që nuk i meriton ai qytet, por siç ndodh rëndom tek ne, kujtohemi të merremi me problemet kur ato kthehen në skandal. Puna është se koha jonë është e masakruar nga sherret e studiove, çfarë tha gjarpri dhe çfarë thotë kompetenti. Fatkeqësisht na vazhdon akoma të na mbysi mentaliteti, aq sot habitesh se si një tetëmbëdhjetëvjeçar me një gotë rakie përpara, ka si model patriarkalizmin në raportin femër mashkull. Paçka se nëpër duar dredh një iphone. Dhe ajo që është më vrastare, mendësia për ta patur femrën ogiçe, një dele manare që përmbush bastet e tija vulgare. Është në masë të konsiderueshme ndjesi e të të qenit përmbi, e gishtit urdhërues, bëj si them unë dhe si dua unë. Nga ana tjetër po rrisim breza që i ka mundur pa u rritur ndjenjat e dukjes, përfitimit pa punë, sepse modeli i tyre pararendësit janë një batalion silikoni e telenovelash. Janë një brez që dominohen nga makjazhi, silikoni e botoksi.

Kjo është e dhimbshme se, me që përmende botën, aty këto ndërhyrje i bëjnë moshat mbi të pesëdhjetat, tek ne rinia. Pyejta është, a ka nevojë fresku për ndërhyrje? Asesi! Por nuk ke çfarë i bën, përpara kanë sojin e modelit tënd. Një mashtrim total që indinjohet prej opozitës dhe jo mashtrimeve sociale që mbjell kasta juaj.

Një ndjesë publike do ishte tepër domethënëse, por nuk ndodh. Dhe ajo çfarë të trishton është heshtja, heshtja kolektive, mësues, drejtori etj. Tek ne denoncimi konsiderohet spiunllëk. Një qejf pervers që na mbush gjoksin duke u shfaqur si njerëz që nuk e nxjerrim fjalën. Mentaliteti brutal i nderit, megjithëse jemi në një masë gati 90% të pandershëm.

Dhe për më tepër kur në një masë 70% arsimin në Shqipëri e bëjnë të paarsimuarit. Janë produktet partiake dhe rilindjes tënde, soji yt. Janë ky përdhunimi i përditshëm që bën ti dhe kasta jote, një jashtëqitje kombëtare.

Etiketa: Elisa SpiropaliIlir Levonjakavajepërdhunim

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
5500 të prekur nga kanceri në vit, ministrja Manastirliu: Jemi në nivelet e Europës

5500 të prekur nga kanceri në vit, ministrja Manastirliu: Jemi në nivelet e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com