Përballë Eglantina Kananit, Komitetit të Ekspertëve, Edi Ramës dhe Trojan Elezit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballë Eglantina Kananit, Komitetit të Ekspertëve, Edi Ramës dhe Trojan Elezit

17:55 | 05/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elona Caslli

Do ta filloj përballjen me ty Eglantina Kanani, me ty që përfaqëson Policinë e Shtetit në këtë vend.

Më ndalove sot, se kisha thyer ligjin dhe kur të pyeta se si ka mundësi që pesë hapa larg meje ndodhet një tavolinë klubi e mbushur plot me njerëz dhe pa maska m’u përgjigje: “Ky është ligji!”.

Read more

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Eglantina Kanani

Në mungesë të mjetit tim të identifikimit, kishe të drejtën të më shoqëroje në komisariat, por jo të thërrisje policë të tjerë dhe të më kapje me dhunë dhe të më fusje në makinë.

Ajo çka nuk mundem dhe nuk do të harroj kurrë është se zbatove me përpikmëri skenën e filmave, ku një njeri që ka vrarë dikë apo një njeri që ka shitur drogë, tërhiqet me dhunë dhe i ulet koka nga dora e policit që e fut në makinë.

Nëse do të më duhej t’i konkretizoja dikujt imazhin e një hetueseje në kohën e komunizmit, do të merrja imazhin tend, teksa qeshje dhe ma bëje me sy, ndërkohë që unë nuk arrija të shqiptoja të dhënat e mia në komisariat, pasi lotët më kishin bllokuar grykën.

Nuk jam dhunuar nga askush dhe nuk kam dhunuar askënd në jetë Eglantina Kanani. Ndryshe nga ti që po i gëzoheshe dhunës që po ushtroje dhe këtë të fundit ma servire si të drejtë të policisë.

Përpara poshtërsisë së ngërdheshjes sate, mbeta pa fjalë dhe të thashë veçse dy fjalë: “Ti përfaqëson veçse turpin”. Do të ndihesha e turpëruar po të ishe motra ime.

Me paturpësinë e një të pacipe qeshe dhe ma bëre me sy.

Zoti të mëshiroftë Eglantina Kanani!

Do ta vazhdoj përballjen me ju anëtarë të Komitetit të Ekspertëve. Keni bërë një betim në jetën tuaj, kur jeni diplomuar. E njihni më mirë se unë përmbajtjen e atij betimi. Aktualisht në sytë e mi dhe jo vetëm, betimi juaj quhet “Betimi i Hipokritit”.

Duke qenë se gëzoni tituj akademikë dhe ju përkëdhelet sedra, kur njerëzia ju thërret “i nderuar profesor” apo “e nderuar profesoreshë”, kisha në pyetje për ju: Mbi ç’argument shkencor përligjni faktin se unë duke ecur krejt e vetme në rrugë rrezikoj të infektohem, kur paradoksalisht dy hapa larg meje dhe larg policisë që më gjobit, ndodhet një tavolinë klubi e dalë në trotuar, me pesë burra që hanë e pinë pa kurrfarë distancimi fizik?!

Më jepni një argument dhe në rast se nuk e keni një të tillë, digjini diplomat dhe titujt dhe betohuni para Edi Ramës.

Për një herë të vetme në jetë, tregohuni të ndershëm me veten tuaj.

Do ta vazhdoj përballjen me ty Edi Rama. Nuk të quaj Kryemimistër, sepse nuk je Kryeministri im.

Ajo çka ti quan ligj në të vërtetë është një tallje dhe një poshtërim për një popull të tërë.

Erion Veliaj në profilin e tij ka postuar një foto, ku është plot me njerëz dhe nuk ka as maskë dhe as distancim fizik.

Unë gjobitem, teksa eci krejt e vetme në rrugë pa maskë.

Unë e refuzoj talljen tënde. Ta kam thënë dhe ta rithem- Maskën nuk e vë.

Ti po tallesh me një komb të tërë.

Unë refuzoj t’i nënshtrohem talljes sate.

Tek fleta e gjobës sot, ke firmën time speciale. (Ndjesë për shkrimin, por më dridheshin duart).

Trojan Elezi

Do ta përmbyll me ty Trojån Elezi.

Më vjen mirë që komentove në facebook dhe munda të të identifikoja me emër. Në këtë ditë të errët ti ishe drita.

Ishin shumë njerëz të pranishëm sot. Ishin dhe qytetarë të thinjur madje, të cilët veçse vështronin se çfarë po ndodhte.

Ti ishe më i vogli mes tyre dhe paradoksalisht më i guximshmi. Ti ndërhyre dhe thërrite fort, se ishte e tepërt ajo çka po ndodhte.

Ti ishe zëri i atij që thërriste në shkretëtirë.

Post Scriptum- Shqipëri 2020 apo Shqipëri 1944?!

Etiketa: edi ramaEglantina Kananielona caslliKomiteti i EkspertëveKy është ligji!shkretetireTrojan Elezi

Të Lidhura

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Para
Alketa nuk e fsheh që synon një kontratë italiane (film)

Rezultoi pozitive me Covid-19, Alketa Vejsiu zbulon për ndjekësit se si i përballoi simptomat (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com