Për tregtarët e luleshtrydheve dhe vajzën nga Mirdita – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për tregtarët e luleshtrydheve dhe vajzën nga Mirdita

17:21 | 23/05/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze

Më bëri përshtypje protesta e fermerëve te luleshtrydheve.

Pesë apo gjashtë vjet më parë, kur fermeri i parë i Frakullës pati guximin e duhur për të importuar farën nga Greqia dhe për ta mbjellë në tokat pjellore të Frakullës, të gjithe e quajtën pak të marrë, pak idealist, por pati dhe nga ata që e përgëzuan. Nëse ky fermer i parë do të dështonte, unë jam dakord që qeveria t’ja rimbursonte humbjen, sepse guxoi e hodhi një hap të madh, nga ata që çojnë para shoqërinë tonë dhe prodhimet bujqësore.

Mirëpo ai fermer as u ankua, as i kerkoi ndihmë njeriu. I mbolli, i korri, i shiti , fitoi…

Por, si gjithnjë shqiptaret me mendje aspak krijuese, ju sulën te gjithë luleshtrydhes. Nga 1 fermer që ishte para 6 vjetësh, sot janë 65 fermerë që mbjellin vetëm luleshtrydhe, vetëm në një fshat. Nuk kanë pyetur as ku do ta çojnë ta shesin prodhimin, as sa është kapaciteti blerës i tregtarëve të shumicës, as çmimin që do të dalë në treg, duke qenë një superprodhim etj, etj. Dhe sot ja ku janë. Luleshtrydhet e tyre po kalben në arë, sepse çmimi që ata u vënë është më i lartë se në Gjermani dhe standarti i tyre skandaloz. Ata nuk ecin me logjikën sa vlen prodhimi i tyre, por sa lekë u duhen.

Por, sikur të mos mjaftonte superprodhimi, ata kanë hapur me shumë zell, një hendek të gjerë mosbesimi mes tyre si prodhues dhe konsumatorit. Me pesticidet e hedhura në mënyrë amatore e jashtë logjikës, me hormonet për pjekjen sa më të shpejtë dhe rritjen e masës se frutit, ata ju kanë futur tmerrin blerësve. Njerëzit po ju largohen luleshtrydheve, si djalli temjamit. Nëse guxon të hapësh një të tillë, veçse është sa një mollë e s’ka erë gjëkundi luleshtrydheje, brenda gjen filiz të gjelbër të mbirë. Vërtet kujtoni se do t’ja japë dikush fëmijës një frut të tillë?

Përse nuk tentojnë të kapin tregun e huaj meqë tregu vendas s’ka fuqi blerëse, ndonëse unë do të thosha se tregu vendas i abandonon qëllimisht duke i konsideruar të rrezikshme.

Nëse do të tentonin tregun jashtë, do të shkonin në laborator për çertifikatë pastërtie, por nuk jua mban, se i kanë dendur jashtë çdo norme me hormone pesticide. Ata ja kanë mbyllur vetë rrugët vetes dhe ne i kemi lënë të vetëvriten.

Një sipëmarrës nga Tirana, që drejton një kompani të madhe financiare ndërkombëtare, ka ngritur në Myzeqe një fermë të madhe, që prodhon vetëm luleshtrydhe për Itali dhe ai prodhon sa tre herë gjithë Frakulla, por të gjitha i shet dhe të gjitha ja merr Italia. Arsyeja është së pari, se ai është organizuar në prodhimin bujqësor, dhe së dyti ka përgjegjshmërinë të prodhojë luleshtrydhe dhe jo klonime të tyre të rrezikshme.

Po përtej këtij fakti, shfaqet kriza reale e bujqësisë shqiptare e cila vuan nga standartet e prodhimeve bujqësore, nga mungesa e qendrave të grumbullimit dhe organzimi i tregut të sigurt të tyre.

Unë u zbraza inatin atyre fshatarëve të Frakullës, që i kërkojnë Edi Ramës t’u blejë luleshtrydhet, por bujqësia jonë është një një fazë ku çdo investitor, përveç atyre që e nisin punën duke gjetur tregun fillimisht, mund të dështojë. Erion Braçe bërtet që Europa të hapë dyert për prodhimet e Divjakës, për shkak të ndjeshmërisë që ka si deputet i përkushtuar, por Europa nuk është një person, por një burokraci që ka rregullat e veta. Para se të trokasësh në dyert e tyre, duhet të jesh i çertifikuar dhe mbi të gjitha i organizuar paraprakisht për të prodhuar produkte për eksport. Dhe Erjoni bashkë me deputetët e tjerë, duhet të luftojnë për një bujqësi me standart, dhe jo të vajtojnë pranë arkave të pashitura të elektoratit të tyre. Ky është përkushtim ndaj humbjeve të tyre, por në fakt politika duhet të bëhet udhërrëfyese e shpresave të tyre.

Kjo është kriza reale e bujqësisë shqiptare.

Të gjitha gazetat po ngrejnë në qiell një vajzë nga Mirdita që ka ardhur e ka bërë fermë dhish në Mirditë. Më bën përshtypje se të gjithë i qajnë hallin asaj, sikur ka bërë një mrekulli që ka bërë biznes dhe nuk është marrë me politikë, për çfarë dhe ka mbaruar shkollën. Kjo është e dhimbshme. Të gjithë ata që bëjnë sikur lavdërojnë vajzën, qajnë hallin e tyre, se shumica e tyre janë pikërisht ata që presin ndonjë gjë nga politika dhe s’kanë provuar kurrë një ditë të marrin një vendim për të bërë biznesin e tyre. Vajza vjen nga një vend perëndimor dhe e di si ngrihet mirqënia në një familje të re. Vetëm me punë dhe vetëm duke hapur biznesin esaj. Fakti që biznesi i asaj ishin dhitë, duket shumë interesante në Tiranë, por askund në botë s’ka biznese, për të cilat të vjen turp dhe biznese fisnike. Përveç drogës dhe prostitucionit, si biznes personal dhe trafikimit ndërkombëtar të armëve si biznes shtetëror, çdo biznes është biznes. Dhe ajo vajza nuk vlen për t’u përgëzuar që “nuk ka pritur nga politika”, por vlen për t’u përgëzuar që ja ka dalë. Por nëse ne e lëmë bujqësinë në këtë stad ç’organizimi, atëhere do të bëjmë një reportazh tjetër për atë vajzën, që s’ka ku shet djathin, që s’ka kush i merr qumështin, që s’ka kush i vaksinon dhitë etj.

Deri më sot ekziston për shembull një treg turistik, që udhëtojnë drejt Jugut se është mishi i mirë. Por nëse e lëmë kështu jashtë kontrollit, mos u çudisni që ata barinjtë andej të bëjnë sikur risin keca e t’i mbushin me hormone, dhe të shkatërrojnë dhe atë treg mishi që ekziston si destinacion turistik për shkak të shijes.

Bujqësia jonë ka kaluar nga organizimi diskriminues socialist, në një fazë primitve, jo efiçente, ku çdokush ropatet të nxjerrë bukën e gojës, pa u vetëpaguar. Dhe nëse e lëmë në këtë fazë, do të ketë gjithnjë devijime të rrezikshme si ajo e prodhuesve të luleshtrydhes, shembuj suksesi që mund të ngecin rrugës, si ajo e fermës së dhive të një vajze të kthyer nga Italia, dhe fshatarë të dëshpëruar të Myzeqesë që u mungojnë tre- katër qendra grumbullimi apo agjentë shitjesh, që t’u planifikojnë prodhimin dhe t’u garantojnë shitjen e tyre, para se ata të ulen të mbjellin. Për këtë ndoshta i duhet kërkuar llogari Edi Ramës, dhe jo pse nuk u shiten luleshtrydhet, të cilat me aq nam të keq sa kanë marrë, do lënë pa punë breza fermerësh që do tentojnë ta bëjnë atë punë.

Etiketa: bujqësiaErjon bracefermerëFrakullfshatarëluleshtrydheMero BazeMyzeqe

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Unë them mendimin tim, ti tund kokën tënde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com