Për teatrin reagon OSBE, mobilizohen institutet italiane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për teatrin reagon OSBE, mobilizohen institutet italiane

09:32 | 08/07/2018
në Gossip
0

Nga Anila Dedaj

Miratimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar ka pasur një impakt të fortë tek opinioni publik. Zemërimi, dëshpërimi dhe zhgënjimi reflektohej në fjalët e portretet e atyre që ishin pranë teatrit për të vazhduar rezistencën e tyre. “Jemi zgjuar në diktaturë!”, shprehet shkrimtari Rudi Erebara, i cili gjatë ditës së enjte qëndroi deri në orët e vona (22:30) para Parlamentit.

Shkrimtari rrëfen për “Shekullin” se ai ka kontaktuar të gjitha ministritë e Evropës dhe mesa duket edhe pse fjala e tij nuk i bie në vesh qeverisë, si laureat i Çmimit Evropian të Letërsisë për vitin 2017, por edhe si intelektual ka bërë që OSBE-n të reagojë. Erebara tregon ndër të tjera se po përpiqen me të gjitha mënyrat të ndalojnë cenimin e teatrit. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka kontaktuar Institutin Urbanistik të Lacio-s, dhe këta të fundit ditën e djeshme gjatë orës 2 e kanë futur çështjen në rend të ditës. Shkrimtari shprehet se rezistenca do të vazhdojë dhe u bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen para se të jetë vonë…

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Rudi Erebera: Nëse shembet teatri do iki nga Shqipëria

Ditën e djeshme gjatë protestës së përditshme në mbrojtje të teatrit, shkrimtarit dhe intelektualit Rudi Erebara teksa i duhej të mbante një fjalim, i dridheshin duart. Gjatë gjithë ditës së enjte, ai ishte para Parlamentit deri në orët e vona për të parandaluar miratimin e ligjit që shemb Teatrin Kombëtar K. “Po prishet historia e kombit dhe përgjegjësia për këtë i bie atyre që kanë votuar Edi Ramën.

Bëhet fjalë për një histori të madhe të kombit. Unë këtë që ndodhi e kam cilësuar tradhti kombëtare, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhi kombit. Sot është një ditë e zezë, është më e zezë se viti 1997. Qeveria mori një firmë private, ose firma private mori qeverinë, futi një ligj, i degjeneruan deputetët dhe votuan të gjithë në rresht. Nuk votoi vetëm një nga deputetët socialist, Pandeli Majko, të cilit i kam bërë sot ftesë publike që të vijë këtu. Janë 75 vota dhe në qoftë se 75% e popullsisë janë kundër atëherë ne tërhiqemi, në të kundërt socialistët ata që i kanë votuar të vinë këtu”, shprehet shkrimtari.

I pyetur se çfarë është ajo që i step njerëzit  të reagojnë, përfshirë edhe 74 deputetë që ngrenë kartonin për të shembur të vetmin teatër kombëtar, Erebara përgjigjet: “Sot jemi zgjuar në diktaturë. Nuk është frika ajo që i step njerëzit, por janë interesat. Në përgjithësi opinioni publik shqiptar është i prirur drejt interesave. Ne sot në përgjithësi si popull po vuajmë të ardhurat e pamerituara. Ne kemi një problem gjigant me drogën dhe ne e anashkalojmë këtë punë, e fshimë komplet nga mendja.

Është pikërisht puna e drogës që e ka çuar teatrin në këtë ditë”, shprehet shkrimtari. Ndërsa lidhur me vendimin që do të marrë Presidenti lidhur me ligjin thotë se: “Jam i bindur që zoti Ilir Meta nuk do ta dekretojë ligjin, por kjo vetëm sa e shtyn këtë procedurë. Ne nuk kemi aktualisht asnjë mjet përveç opozitës, e cila duhet të bojkotojë ligjin siç bëri dje.

Më erdhi pak keq, që të enjten ata dolën bashkë me socialistët mbrapa dhe nuk erdhën tek ne. Ndoshta donin të shmangnin ndonjë provokim e megjithatë ata e bënë detyrën, votuan kundra”. Erebara shprehet edhe lidhur me atë që po ndodh me monumentet dhe trashëgiminë kulturore në vendin tonë, si tregon këndvështrimin e tij për projektin ri të propozuar për teatrin. “Unë u kam bërë thirrje atyre zotërinjve, që punojnë në institucionet që merren me mbrojtjen e trashëgimisë dhe monumenteve të kulturës, se çfarë ka bërë ministrja e Kulturës, s’di të them.  Ndërsa, lidhur me projektin e ri, unë e kam parë por ai nuk është për  teatër, ai është hyrja për të dalë te kullat. Ne luftën e kemi bërë, do të vazhdojmë ta bëjmë por kam frikë se në qoftë se qeveria socialiste nuk bindet se po shkatërron trashëgiminë kjo do të jetë një luftë e humbur”.

Erebara thekson se dita e premte është një ditë që shënon diktaturën në vendin tonë. Ai rrëfen se: “Kjo nuk do të ndodhte në asnjë vend demokratik. Unë kam jetuar në Nju Jork, 5 vetë kur donin të bllokonin një firmë, 200 milionë dollarë, vetëm për hijen që u binte mbi shtëpinë dykatëshe, ia arrinin qëllimit. Dilnin dhe bënin protestë një javë dhe e bllokonin. Shteti i dëgjon edhe ka frikë, ne na kanë vjedhur pronën që në 1944 dhe ne në progresion matematik jemi varfëruar familjarisht, brez pas brezi”.  Edhe pse ligji që shemb TK u miratua, shkrimtari rrëfen se kjo lëvizje nuk ka kaluar pa efekte anësore tek pushtetarët. “Mendoj se kjo lëvizje e ka shkundur qeverinë, por ligji u miratua, sepse kjo është gjuha e dhunës, e bandave.

Bandat nuk gjykojnë për të nesërme apo pasnesërme. Mendoj se në vazhdim deputetët socialistë do të reagojnë por zhdukjen e historisë, sot nuk e justifikon asgjë”. Shkrimtari shprehet pesimist për faktin se një ditë do të ketë një ndëshkim ligjor për këtë që po ndodh përtej përgjegjësisë morale. “Në Shqipëri janë vjedhur miliarda dhe nuk është dënuar njeri”. Lidhur me mosreagimin e ndërkombëtarëve ai tregon se : “Të enjten, kur u zhvillua edhe protesta parlamentit, një oficer i OSBE më takoi dhe më tregoi se gjithçka po monitorohet”. Ai rrëfen për “Shekullin” se ka dërguar email personal në të gjithë ministritë e Evropës, si laureat i Çmimit Europian të letërsisë.

https://shekulli.com.al/per-teatrin-reagon-osbe-mobilizohen-institutet-italiane/
Etiketa: OSBErudi erbarateatri

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Ëndrra ime: Të lindë një brez shqiptarësh që ta pushtojë Shqipërinë

Ëndrra ime: Të lindë një brez shqiptarësh që ta pushtojë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com