Për paqen e pamundur të konfliktit Nishani-Veliaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për paqen e pamundur të konfliktit Nishani-Veliaj

20:06 | 13/05/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Bujar Nishani është zgjedhur si President i Republikës me votat e të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë që ishin parazgjedhur me votat e shqiptarëve nga procesi i vitit 2009. Ka një mandat që ka nisur në vitin 2012 dhe që zgjat deri në korrikun e vitit 2017.

Erion Veliaj është zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës me votat e qytetarëve të kryeqytetit që nga Kashari, në Farkë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo Paskuqan, Unazën e Vogël e gjetkë. Ka një mandat që zgjat deri në qershor të vitit 2019.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Presidenti Nishani ka qenë ish-ushtarak. Ka qenë pedagog, ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes fillimisht dhe hyri në politikë duke fituar në mënyrë suprizë në zgjedhjet e 2005-ës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ka qenë ministër Drejtësie, ministër i Brendshëm. Para se të merrte funksionet ekzekutive, si zëdhënës i PD-së ka qenë veçanërisht i egër dhe i ashpër në deklarimet e tij duke u rreshtuar pamëdyshje në kafazin pa kafaz të skifterëve të PD-së. Por, me hyrjen në kabinetin qeveritar, i gjithë ligjërimi i tij politik fitoi një përmasë krejt tjetër qetësie, megjithëse jo me spikamë inteligjence, siç shpejtojnë të shtojnë kritikët e tij politikë.

Kryebashkiaku Veliaj ishte studenti që u imponua në Tiranë me gjithë një grup miqsh nëpërmjet “Mjaft”-it, një ligjërimi korrekt, aksionit plot fantazi të rrugës dhe protestave në rrugë, si dhe mbështetjes së dukshme e të padukshme të disa ambasadave në Tiranë e sidomos të Edi Ramës. Nga vezët e përçmimit të hedhura në muret e kryeministrisë, kur brenda ishte Nano e deri tek kostumi i tij prej ministry, kur në ato zyra hyri Rama, kanë kaluar dy katër vjeçarë. Erion Veliaj, tashmë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ngjan plotësisht si një “alter ego” e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama, i cili nga kundërshtar i PS-së u bë ministër i saj dhe nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, u bë kryetar i PS-së e prej andej edhe kryeministër i vendit.

Nishani dhe Veliaj kanë dy trajektore të ndryshme në politikë. I ndajnë dhe i bashkojnë mjaft detaje në rrugën e tyre, por pa dyshim sot i bashkon një konflikt që ngjan më tepër i stisur se real, më tepër televiziv sesa parimor, më tepër pasojë se shkak, më tepër inatçor sesa institucional.

As njëri nga ta nuk e duron në mënyrë reciproke tjetrin dhe kjo është tërësisht e dukshme dhe normale në një vend si Shqipëria, ku miqësitë e mundshme mes kundërshtarësh politikë ngjajnë tërësisht anormale. Por, tashmë ka shkuar shumë larg. Nga shkëmbimet e para të ironive për çështjen e protestës tek Parku i Liqenit e deri tek ftesa për t’u parë në gjyq për shpifje ka rrjedhur shumë urrejtje në shumë pak kohë. Hetimi penal dhe më pas edhe hetimi i mundshëm gjyqësor me protagonistë dy zyrtarët shumë të lartë të shtetit shqiptar, do të vërë gjithkënd në siklet. Ata të dy të parët. Institucionet që drejtojnë gjithashtu. Për shkak të thelbit që do të hetohet dhe bastit që do të duhet të pritet. Çfarë pritet të ndodhë nëse vazhdohet në këtë drejtim, e tejkalon logorenë e zakonshme të llogoreve të luftës në Shqipëri. Ka pak hapësirë për të bërë paqe mes tyre, por duke respektuar njëri-tjetrin, mirë do të ishte që këto dy institucione të mos përfshihen në një konlikt që gjithmonë e më tepër ngjan absurd. Dhe që ka fituar përfundimisht ngjyra personale.

Njëri, Nishani, në majën më të lartë të mundshme të karrierës politike në vend si kryetar i shtetit, me gjasë pa një mandat rizgjedhjeje, i bie të jetë në epilog të karierës së tij; normalisht përtej majës, nuk mund të ketë detyrë tjetër shtetërore për të.

Tjetri, Veliaj, është në fillimin e karrierës së tij të vrullshme dhe që për momentin, mund të ndërpritet vetëm në rast të një fataliteti politik personal, çka ngjan e vështirë e mundshme për një njeri që kujdeset pothuaj si Rama për detajet. Të dy së bashku janë në dy rrugë tërësisht të ndryshme qoftë institucionale, qoftë njerëzore. Janë në dy rrugë që vetëm një kapriçio shqiptare i bëri të gjenden përballë. Dhe që tashmë po vazhdojnë të ndeshen përgjithësisht nën hijen e kapriçios së gjithkujt që nuk lëshon rrugë duke dëmtuar në të njëjtën kohë rrugën e të dyve.

P.S. Në të gjithë median shqiptare, televizive, të shkruar, portalet online dhe në rrjetet sociale, ndeshja dramatike mes Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishte zgjedhja e tretë apo e katër në hierarkinë e lajmeve të së enjtes dhe të premtes. Të shtunën me gjasë do të jetë edhe më poshtë. Në vend të parë padiskutim qëndroi kudo dhe kurdo sfondi i kuq i hotelit, ku ishte xhiruar ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë me një vajzë të re, të cilës i afroi punë në këmbim të seksit. Të mbathurat e të zgjedhurit vendor dhe një shenjë e dukshme e moshës së tyre – grisja – trazuan pastaj më shumë se gjithçka tjetër humorin e zi me këtë histori që nisi me ngjyrë rozë. Sepse nuk është mirë, madje është shumë keq, kur pushteti tregon br…kët.

/javanews.al/

Etiketa: alter egoBujar Nishanierion veliajhumori i zikapriçiokonfliktiLorenc Vangjelindeshja dramatikepaqe

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Planet e BERZH, kredi 1.5 miliardë euro për TAP

Planet e BERZH, kredi 1.5 miliardë euro për TAP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com