Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në

00:11 | 14/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Një artikull i Mero Bazes, dje, më bëri të reflektoj. Dhe jo për thelbin e tij të dukshëm.

Por, kryesisht për helmin nëntekstual, urrejtjen gëbelsiane ndaj një komuniteti të caktuar njerëzor. Them gëbelsiane, pasi Gëbelsi e mbulonte propagandën anti semite.

Read more

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

Citoj nga shkrimi i tij këtë paragraf mbi të tjerët: “Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë një djalë të pafajshëm nga Tropoja që qenka mbështetës i PD-së, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.”

“Vrasësi është nga Tropoja, mbështetës i PD-së dhe Sali Berishës dhe një rapsode tropojane po i bën këngë”- fantazon Mero.

Çfarë është identiteti i njeriut dhe sa pjesë të këtij identiteti përcaktohet nga origjina gjeografike e tij? Për shembull, identiteti im personal…

Amin Maalouf, një shkrimtar franko-libanez, sipas meje, ka dhënë një përcaktim fundor për këtë element.

Ai thotë që identiteti i njeriut është si ADN-ja e tij.

Aty bëjnë pjesë një bashkësi e pafundme elementësh që fillojnë nga emri, mbiemri, fotografia, prindërit, vendlindja, besimi, profesioni, grupi social e të tjerë. Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e identitetit. Këto janë vetëm elementet e para, ato të dhëna në fillim, por elementet e tjera, ato që ai i quan “Gjenet e Shpirtit” e bëjnë një individ krejt të ndryshëm nga 7 apo 8 miliardët e tjerë në këtë botë.

Për shembull Mero, raporti që kam unë me fjala vjen shkencën, letërsinë, politikën, kulturën, filmin, sportin e të tjera, e të tjera më bën të miqësohem e të kem të përbashkëta me një islandez, neozelandez, turk, skraparlli ose pukjan. Sigurisht, nëse “gjenet e shpirtit” të miat përputhen edhe me ndonjë tropojan (dhe kjo patjetër që ndodh) raporti im me atë është edhe pak më i afërt se me të tjerët.

Maloouf-i në librin e tij shpjegon edhe një diçka shumë interesante Mero. Ai thotë: “Është në natyrën e njeriut të mbrojë më së shumti atë element të identitetit të tij, i cili është më i cënuari”.

Tropoja është në ADN-në time. Nuk e di se sa pjesë të saj kam, por jo shumë. Edukimi im, jeta në një epokë globale e me shije të tilla ka ndikuar mjaft. E kam dashur më së shumti Tropojën në dy kohë.

Në kohën e parë Mero, atëherë kur mbërrita në Tiranë për studime, Tropoja ishte nocion gjeografik. Ajo vinte si realitet, kur afrohej dimri dhe pedagogët e studentëve tropojanë fillonin gjuetinë e gështenjave, arrave, mollëve përmes presionit të notës. Më kujtohet shumë mirë ajo kohë… Drejtorët nga Tirana çonin furnizime speciale në Tropojë dhe pastaj shkonin e i merrnin po vetë përmes servilëve lokalë…

Kaq ishte Tropoja për funksionarët komunistë. Një vend gështenjash e arrash dhe të shfrytëzueshëm në naivitetin e tyre. I varfër sa më nuk bëhet, por kishte Fierzën për energjinë dhe Kamin për kromin. Për kaq i duhej. Enver Hoxha bëri një vizitë në 70-ën dhe i quajti tropojanët njerëz “shtalartë” dhe me kaq i kënaqi për 20 vjet… Kjo ishte Tropoja e parë e dhimbshme dhe e dashur për mua… Meqë ra fjala Mero, para nja dy javësh ra zjarr në gështenja, u dogjën 200 hektarë… A shkrove gjë? Uroj ta kesh bërë, unë po, e bëra.

Koha e dytë është kjo kohë Mero. E ke vu re, Gëbelsin si e shfrytëzoi djegien e Bundestagut?

“Ishte çifut!”- tha. Veç nuk u kujtua të thoshte që një rapsode çifute do t”i bënte këngë. Kjo e kalon edhe Gëbelsin…

Edhe unë e publikova një shkrim pa emër për grabitjen. E titullova “Tropojani me 13 identitete që grabiti Rinasin”. Për turpin tim Mero. U lexua shumë, sepse kishte epitetin “tropojani”. Aq e madhe është urrejtja e mbjellë prej jush, “gëbelsve” modernë! Atë natë pata probleme me gjumin. Çfarë maskarai jam unë që me anonimat shkruaj kundër një grupi të margjinalizuar historikisht…

Ka pasë një periudhë në jetën time që nuk jam ndjerë mirë me “genin” tim tropojan Mero. Ka qenë pikërisht revanshi i papërligjur i disa pushtetarëve të vegjël nga Tropoja që më bëri të ndjehem keq. Të lodhur e të shfrytëzuar prej një jete, kur Sali Berisha mori pushtetin, ata menduan se u erdhi dita. E bënë pa stil, me arrogancë. Ishin shumë pak në fakt, por ishin seleksionuar keq nga pushteti i kohës dhe bënin shumë zhurmë e pak para.

Dhe e dëmtuan Tropojën për 100 vjet të tjerë; Tropojën dhe opozitën me thënë të drejtën. Ishte koha, kur ti, Mero futeshe në zyrën e Sali Berishës me shkelma dyerve. Ishte aq i tepërt ndikimi yt Mero sa fillove të bëheshe xheloz edhe për gruan dhe djalin e tij. Sjellja jote më kujton një novelë të Balzakut, ku qeni besnik e i dashur i familjes bëhet xheloz për foshnjën që vjen në jetë. Dhe një ditë të bukur e merr dhe e mbyt.

Nuk pata keqardhje me thënë të drejtën. Sali Berisha e kishte tradhtuar popullin dhe ishte bërë me oligarkët atë kohë. Por, ti nuk e bërë për këtë arsye.

Për këtë periudhë më vjen turp Mero. Më së paku për ty dhe ndikimin tënd me thënë të drejtën.

Opozita shqiptare nuk është Tropoja Mero. Ata i kanë në ditën më të keqe të tyre 600 mijë vota. Ndërsa Tropoja i ka 20 mijë banorë.

Se ja, vjen Gëbelsi dhe e lidh Tropojën direkt me krimin, grabitjen dhe PD-në. Grabitësit kanë një identitet Mero. Dimensioni kryesor i identitetit të tyre është grabitja. Jo partishmëria e as origjina gjeografike ose familjare.

Dhe për ta mbyllur Mero, të ftoj të lexosh një libërth të vogël të Maria Vargas Llosa. Aty kam lexuar një personazh si ti. “Pesë Qoshet” titullohet.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Amin Maalouffranko-libanezGëbelsiGjenet e ShpirtitMaria Vargas LlosaMero BazePesë QoshetshkrimtarTropojatropojanët

Të Lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

nga 27
21:15 | 20/12/2025
0

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

nga 27
19:53 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me...

Para
Washington Post publikon foton pikante nga protesta

Washington Post publikon foton pikante nga protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com