Për inferiorët mediatikë të Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për inferiorët mediatikë të Greqisë

23:48 | 05/06/2016
në Uncategorized
0
Ministri i Jashtem i Greqise, Nikos Kotzias, gjate nje takimi me Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati. Kotzias ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias meets with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, during their meeting in Tirana on July 15, 2015. AFP PHOTO/GENT SHKULLAKU

Nga Arben Llalla

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke ka një farë ngazëllimi dhe zelli për ta përcjellë këtë kumt, thua se ka ndodhur fundi i botës. Makina inferiore e propagandës që është instaluar në Shqipëri qysh prej çerek shekulli të paktën duhet të ndiqte reciprocitetin e përçimit të lajmit si ndodh rëndom në gazetari. Pa dëshiruar të bëj analistin, komentatorin, sepse ky nuk është lëmi im i veprimtarisë, më ka bërë përshtypje që një sërë mediumesh dje folën pak ose aspak për Kongresin e PDIU-së, tezat e hedhura atje, programin e shpalosur e padyshim edhe për përshëndetësit, mes të cilëve kryeministri Edi Rama. Heshtje e plotë. Përse? Sepse dikush me pushtet politik apo ndonjë tjetër që drejton Ekzekutivin foli copë për Çështjen Çame. Nuk duhet shkruar asnjë rresht, sepse ndoshta në ambasadën e Greqisë ndonjë shkrues mban shënim dhe e nis në Athinë.

Pikërisht, këto media sot janë ekzaltuar që reagoi Ministria e Jashtme greke. Nuk përbën lajm për ne. E dinim qysh dje që do reagonin. Kështu ka ngjarë përherë, por një makinë e vërtetë bën jehonë një deklarate, tek e fundit armiqësore ndaj shqiptarëve. Theksoj ndaj shqiptarëve jo çamëve, sepse nuk po flasim vetëm për 27 qershorin e vitit 1994, por për dhunën, genocidin, rrëmbimin e pronave në mënyrë sistematike të shqiptarëve në Greqi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Le të bëjmë për një çast sikur e besojmë që nuk ekziston Çështja Çame, ashtu si thotë deklarata e së djelës nga Athina zyrtare. Po për shqiptarët e Kosturit, Follorinës, Konicës, Selanikut dhe gjetkë çfarë do të themi? Këta “patriotë” mediatikë a e dinë që Faik bej Konica është pa nam e nishan sipas Greqisë. Nuk ekziston as çështja e tij. Një nga gurët themelues të gazetarisë shqiptare, publicistikës, diplomacisë është muhaxhir pas vdekjes.

Po mirë, nuk ka Çështje Çame, nuk ka Çështje Shqiptare për Greqinë, po Çështja Hebre a ka vallë? Për tre orë i çuan në kampet naziste të përqendrimit hebrenjtë e Epirit. Bashkë me ta shumë familje të shqiptarëve të Çamërisë. Po, për sllavomaqedonët, po për pakicat turke e kështu me radhë? Sërish edhe për ta nuk ka një çështje në Greqi. Ky është shteti i vetëm në botë që krenohet se nuk ka minoritete. Atëherë një shtet me këtë mendësi si do të ketë mundësi të pranojë që ka një Çështje Çame?

Kjo është arsyeja që unë them se ka ardhur koha të bisedojmë si të barabartë me Greqinë, jo si inferiorë e me frikë në zemër. Nëse nuk ia dalim duhet aplikuar e famshmja diplomaci publike. Ne jemi dy shtete anëtare të NATO-s. Ndaj, në këtë ministral të NATO-s duhet folur për Ligjin e Luftës që nuk pengon Çështjen Çame, por Çështjen Shqiptare, si e shpjegova më lart. Dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të jenë në luftë, ndaj ky paradoks duhet shoshitur një herë e mirë. Ka ardhur koha që Greqia ose na pranon si fqinj të mirë prej Traktatit të Miqësisë, ose të na shpallë armiq dhe të aplikojë Ligjin e Luftës.

Dje, në Kongresin e PDIU nuk ndodhi ndonjë gjë skandaloze që ka habitur grekofonët e medias, thjesht u fol për Çështjen Shqiptare me të njëjtin bindje si për Çamërinë, ashtu edhe për Plavën, Gucinë, Preshevën, Shqipërinë, Kosovën, sepse izolimi i një çështje në sinore krahinore do të thotë vdekje e një çështje.

Etiketa: arben llallaÇeshtja çamediplomacia publikeGuciainferiorët mediatikëligji i luftesparadoksPlavaPreshevaTraktati i Miqësisë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nën hetuesi dy persona,  eksploziv pranë banesës së ish-drejtorit të Postës Dibër

Nën hetuesi dy persona, eksploziv pranë banesës së ish-drejtorit të Postës Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com