PDIU takim në Berat/ Idrizi: Shqiptarët po ikin përditë për shkak të politikës 27-vjeçare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU takim në Berat/ Idrizi: Shqiptarët po ikin përditë për shkak të politikës 27-vjeçare

11:44 | 07/06/2017
në Shqiperi
0

Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Kjo është arsyeja që ne duhet të bëhemi bashkë që t’u kthejmë shqiptarëve shpresën. Në 25 qershor votoni PDIU-në, votoni nr.13.

Kështu është shprehur kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një takim me qytetarët e Beratit për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kandidatët për deputet në qarkun e Beratit, ku lista kryesohet nga Albano Idrizi.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se shqiptarët po e braktisin Shqipërinë, për shkak të politikës 27-vjeçare ndërsa ata që vijnë në pushtet flasin për reforma dhe kauza, por nuk bëjnë asgjë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë  për të qenë më të zot se aktorët e  humorit, apo që na tregojnë librin “Liza në botën e çudirave” me atë që po ndodh në Shqipëri. Ne na duhen djem dhe vajza seriozë, që përfaqësojnë Beratin, që nuk janë të importuar nga Berati e ta shohin atë në kartolina. Kjo është arsyeja që ne duhet të bëhemi bashkë që t’u kthejmë shqiptarëve shpresën, një kumpt kombëtarist që ta duan këtë vend. Kumpti ynë kombëtarist është koha, sepse shqiptarët sot janë në kohën e lirisë, të vlerave, në kohën e më të mirëve, në kohën e kauzave idealiste dhe kombëtariste”, – u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet.

“A mund të më thoni pse sot e kemi ndarë Shqipërinë në 12 qarqe? Unë e di shumë mirë, padrejtësia historike neve na ndau në 5 shtete. Nuk e kuptoj pse na ndau në 12 qarqe dhe jo në 4 apo 5. Për të nxjerrë një deputet në Qarkun e Beratit duhen 13-15 %  e votave, kurse në Tiranë duhen 2.7% e votave. Pse në Kukës për të nxjerrë një deputet duhen 33% e votave. Kjo është arsyeja pse vota e shqiptarëve nuk është e barabartë me këtë ndarje. E duam Atdheun, e duam kombin, i duam të gjithë shqiptarët aty ku i ka vënë Zoti nga Preveza në Mollën e Kuqe. PDIU rritet përditë, një parti e interesit kombëtar, çështjen çame e kemi bërë pjesë dhe plotësuese të hartës identitare të kombit shqiptar. Ne jemi parti që jemi gati të mbështesim në çdo rast interesat e shqiptarëve kudo që ata janë”,- tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Shpëtim Idrizi u kërkoi qytetarëve të Beratit që të votojnë PDIU-në dhe kryesuesin e listës në këtë qark, Albano Idrizin.

“Kemi Veç një Atdhe për të gjithë ata që duan ta lenë këtë vend! Kemi Veç një Atdhe për të gjitha ata që u është vrarë shpresa! Kemi veç një Atdhe për të gjithë ata politikanë që pasi e vjedhin dhe e shkatërrojnë këtë vend kanë nga një pasaportë tjetër dhe duan të ikin në një vend tjetër. Jo, ky vend ka shpresë për sa kohë ka shqiptarë që mendojnë si ne! Për sa kohë që ka djem si Albano Idrizi të cilët e duan këtë vend dhe janë qytetarë të parë të vendit ku kanë lindur. Prandaj unë ju ftoj që të votoni Albano Idrizin, votoni PDIU-në, votoni nr.13 në 25 qershor”, – u shpreh Idrizi.

Ndërkohë kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Beratit, Albano Idrizi, tha se:  “Këtë mrekulli që zoti e krijoi me kaq kujdes dhe hijesi, e që ne e quajmë Berat, janë të mirëpritur ta vizitojnë të gjithë turistët, nga të katër anët e botës. Por, miqtë e mi, është koha që ne të largojmë me votë deputetët turistë që vetëm e zhvatën këtë qytet ndër vite.  Ne do të trokasim në çdo derë, do të shkojmë kudo për të ftuar njerëzit që t’i bashkohen ndryshimit. Fati i Beratit varet në dorën tuaj! Në 25 Qershor ne nuk do të shkojmë thjesht për të votuar, por ne do të rishkruajmë me gërma të arta historine e re të Beratit dhe do të largojmë njëherë e përgjithmone besëprerët e politikës”.

Etiketa: Albano Idrizikreu i pdiuPartia Drejtësi Integrim dhe UnitetShpetim Idrizitakim ne beratvotoni 13

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sekuestrohet 1 ton drogë në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Sekuestrohet 1 ton drogë në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com