Terrorizmi nuk ka kombësi, ideal as fe, ka vetëm një ngjyrë, zinë e njerëzimit”, ky është mesazhi që vjen nga PDIU, në reagimin për sulmet terroriste sot në Bruksel. Përmes një deklarate për mediat, PDIU dënon sulmet terroriste në Bruksel.
“Terrorizmi goditi sot zemrën e Evropës. PDIU gjendet në krah të banorëve të Brukselit dhe mbarë botës së qytetëruar në këto çaste të vështira. Terrorizmi nuk ka kombësi, fe apo ideale, ka vetëm një ngjyrë: zinë e njerëzimit!”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.