PDIU: Po vini tek propozimi ynë i janarit, referendumi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU: Po vini tek propozimi ynë i janarit, referendumi

10:10 | 08/06/2016
në Uncategorized
0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe padyshim me keqardhje dështimin e bisedimeve mes dy forcave kryesore të vendit, rreth Reformës në Drejtësi. Takimi i kryetarëve të PS dhe PD ishte një hap cilësor dhe procedurë normale në demokraci, por përfundimi i tij pa rezultat, tregon se konsensusi është shumë i vështirë për t’u arritur.

1

Nga ana tjetër, e konceptuar qysh në fillim si një akt bipolar përgatitja e këtij dokumenti rrezikon të harrojë realitetet e sotme dhe ato të nesërme të një demokracie që mund të sjellë panorama të ndryshme për pozitën dhe opozitën, të sotme dhe të nesërme dhe rrezikon të shndërrohet në një pazar të pastër politik.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

PDIU gjykon se Reforma në Drejtësi është jetike për vendin, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmirësuar cilësisht sistemin e drejtësisë dhe për të pasur një të ardhme të sigurtë për vendin, i cili sot rrezikon të hyjë në grupvendet e dështuara në procesin e integrimit dhe të vuajë një vonesë me mbi tre vjet në këtë proces.

Për shkak të kësaj rëndësie madhore, mendojmë se e drejta për t’u shprehur i takon sovranit, më shumë sesa interesave të ngushta të partive politike.

Nisur nga kjo, PDIU risjell një propozim të depozituar qysh më 16 janar 2016 pranë Komisionit të Reformës, sipas të cilit propozimet e palëve duhet të hidhen në referendum si dy alternativa. Gjithë përmbajtja e dakordësuar mund të votohet menjëherë në Kuvend apo të vendoset kalimi në referendum të mundshëm për bartjen e një legjitimiteti më të madh të projektit, ndërsa për çështjet ku palët kanë diferenca, propozojmë që të shprehet detyrimisht sovrani në një referendum me më shumë se një alternativë. Kjo do t’i hapte rrugë një kulture të re, asaj referendare në vendimarrje, e cila sot është inekzistente, pasi e ka bërë të pamundur konceptimi i ligjit që kanë kryer marrëveshjet politike të çastit.

Ne besojmë se Demokracia nuk ka qorrsokakë! Kur politika dështon t’u përgjigjet qytetarëve, janë qytetarët që duhet t’i përgjigjen politikës dhe t’i tregojnë vendimarrjen e duhur. Referendumi me dy alternativa është zgjidhja më demokratike, konsensuale dhe e pranueshme për çdo shqiptar. Ka ardhur koha, që të dëgjojmë zërin e sovranit për një reformë kaq jetike sa reforma në drejtësi.

Nga ana tjetër kërkojmë që gjithë paragrafët të cilët nuk lidhen me reformën në drejtësi të hiqen nga projekti i ndryshimeve Kushtetuese, si akte që nuk kanë asnjë lidhje me thelbin e kësaj reforme dhe që krijojnë konfuzione, por edhe pasoja për jetën sociale të vendit. PDIU nuk do votojë asnjë nen që nuk ka lidhje me reformën dhe që i hap rrugë tjetërsimit të modelit shoqëror e njerëzor tradicional shqiptar, që prek familjen shqiptare.

Etiketa: familja shqiptarePDIUqorrsokakëReferendumreforma ne drejtesisovranitradicionalvendimarrje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sarandë gjendet një i vdekur në kanal

Sarandë gjendet një i vdekur në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

12:08 | 04/02/2026
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –
  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com