PDIU në Sarandë, Konispol, Delvinë/ Idrizi: Çamëria i ka djemtë e vet në Parlamentin e Shqipërisë, që i dalin për zot Çështjes Çame dhe të gjithë shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU në Sarandë, Konispol, Delvinë/ Idrizi: Çamëria i ka djemtë e vet në Parlamentin e Shqipërisë, që i dalin për zot Çështjes Çame dhe të gjithë shqiptarëve

11:41 | 11/06/2017
në Shqiperi
0

Sipas kryetarit të PDIU-së është fyerje për shqiptarët e Çamërisë, që një çam të kërkojë votat për të nxjerrë deputet Vangjel Dulen.

Në 4 vitet e ardhshme ne jo vetëm do të flasim për Çamërinë, por do ta zgjidhim juridikisht, do të detyrojmë qeverinë shqiptare që t’i hapë rrugën e zgjidhjes përfundimtare, çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Kështu u shpreh kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë takimeve me qytetarët në Sarandë, Konispol dhe në Delvinë.

“Ne do ta kërkojmë vatanin tonë sa të kemi frymë, sa të kemi jetë, deri sa ne t’i kthejmë të drejtat tona aty ku i takon, tek i zoti. Garantoj çdonjërin prej jush, që për sa kohë të egzistojë shqiptari i fundit i Çamërisë, ne do të jemi në gjendje që ta çojmë në vend amanetin e të parëve. Kemi bërë gjithçka që Çamëria të zerë vendin e duhur edhe në programet e qeverisë, në programet e diplomacisë shqiptare, në Bruksel dhe do të vazhdojmë ta mbajmë të gjallë, jo për të folur dhe aktivizuar, por për ta zgjidhur atë”- theksoi kryetari i PDIU-së.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Shpëtim Idrizi tha se PDIU u krijua për t’i dalë zot çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

“Ne shqiptarët e Çamërisë, ja lamë në dorë politikës shqiptare zgjidhjen e çështjes çame. Ju e dini shumë mirë që në vitin 2004, Shoqata “Çamëria” prezantoi një Rezolutë për shqiptarët e Çamërisë, madje pati edhe një dakortësi. Përfundimi kush ishte? Jo vetëm që rezoluta nuk u pranua, por anëtarët e Shoqatës “Çamëria” u rrahën në dyert e Parlamentit të Shqipërisë, a thua se ishin në Parlamentin e Greqisë apo Serbisë.  E besoj që sot e kuptoni se kjo nuk mund të ndodh dot më, sepse Çamëria i ka djemtë e vet në Parlamentin e Shqipërisë që i dalin për zot, jo vetëm çështjes çame, por i dalin për zot të gjithë shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse ne krijuam PDIU-në, për t’i dal vetë zot fateve tona dhe për ta marrë vetë përsipër zgjidhjen e çështjes çame”- u shpreh Idrizi.

Sipas kryetarit të PDIU-së është fyerje për shqiptarët e Çamërisë, që një çam të kërkojë votat për të nxjerrë deputet Vangjel Dulen.

“Ne gjithmonë kemi qenë solidarë, ne gjithmonë kemi qënë me porta dhe me zemra të hapura, por ne nuk mund të rrimë dot sot pa thënë dy fjalë. Një listë e një partie tenton të na fyej, një listë ku i treti është Vangjel Dule dhe i pesti është Dashamir Tahiri. Do doja dhe s’do ta kisha fare problem, madje do t’i ftoja në partinë tonë që të kishim djem dhe vajza nga minoriteti për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Por një njeri i cili iku, sepse pas 70 vitesh një shqiptar i Çamërisë u bë nënkryetar i Kuvendit dhe nuk e duronte dot, ishte Vangjel Dule.  Bashkë me Dashamir Tahirin kemi kërkuar një minutë heshtje para disa vitesh, për genocidin karshi shqiptarëve të Çamërisë. U çuan 137 deputetë në këmbë, se dy ishim ne, i vetmi deputet që rrinte ulur dhe tentonte të fyente kujtimin e atyre mijëra njerëzve ishte Vangjel Dule. I vemi që do të mbrojë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, që jemi gati t’i mbështesim edhe ne, vazhdon të thotë “Çamëria nuk ekziston”. Sigurisht që ne nuk mund të rrimë dot pasiv, nuk mund të bëjmë sikur nuk kuptojmë, nuk mund të rrimë dot pa i thënë Dashamir Tahirit dy fjalë edhe prej këtu, se do ta merrte prej veshi e do t’i tregonte Çamërinë.  Ju e dini më mirë sesa unë, PD nuk i mer dot 5 deputetë në qarkun e Vlorës me këtë sistem, tani çfarë bën ky këtu? Si mundet ta pranojmë ne, është fyerje për të gjithë shqiptarët e Çamërisë që ne të votojmë për Dash grekun, që të dalë Dule çami deputet”- u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së u kërkoi qytetarëve të Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, që të votojnë nr.13, të votojnë Tahir Muhedinin.

“Ju duhet të ndëshkoni me votë ata që e kanë marrë vërdallë Shqipërinë për 27 vjet dhe të votoni djemtë e vajzat tuaja. Ata që mendojnë për Konispolin, ata që mendojnë për Sarandën, për Delvinën, për të gjithë ata njerëz që mendojnë se ne kemi një të përbashkët. Atë që na përbashkon, atdhedashuria, patriotizmi, dashuria për vendin. Kemi një komb, një flamur, një Atdhe, një familje. Për të gjithë ata që mendojnë që kemi Veç një Atdhe, unë ju ftoj të votoni PDIU-në. Votoni nr 13. Votoni Tahir Muhedinin”- tha Idrizi.

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Vlorës, njëkohësisht Presidentit i Nderit të PDIU-së, Tahir Muhedini, tha se: “Në këtë rrugëtim të gjatë ne shqiptarët e Çamërisë kemi arritur të ngremë në qiell kauzën për të cilën jemi krijuar, çështjen çame. Sot Bashkimi Europian e njeh çështjen tonë dhe kjo është rruga e duhur për të zgjidhur çështjen çame. PDIU është e vetmja rrugë që mund të realizojë amanetin e të parëve tanë, kthimin në vatanet tona. Prandaj unë ju ftoj që të mos shkoni te partitë e tjera, ku për të na përçarë kanë futur në lista edhe shqiptarë të Çamërisë, por votoni PDIU-në, partia e cila do të jetë zëri juaj në Parlamentin e Shqipërisë”.

Etiketa: CameriaDelvinedjemtë e ÇamërisëKonispolParlamenti i ShqipërisëPDIUSarandëShpetim IdriziTahir Muhedini

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Shoqërohet i dyshuari 24-vjeçar

Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Shoqërohet i dyshuari 24-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com