PDIU: Blushi të ndalë lojën e shëmtuar që pamundëson zgjedhjen e presidentit nga populli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU: Blushi të ndalë lojën e shëmtuar që pamundëson zgjedhjen e presidentit nga populli

20:52 | 30/06/2016
në Uncategorized
0

 

“PDIU është parti e akteve konkrete, përtej zhurmës ndaj i bëjmë thirrje z. Blushi dhe kolegëve të tij t’i bashkangjiten rrugës sonë”

“Blushi të ndalë lojën e shëmtuar që pamundëson zgjedhjen e presidentit nga populli”, ky është reagimi i PDIU-së ndaj deputetit socialist Ben Blushi, lidhur me propozimet që ai i ka kopjuar nga PDIU për ndryshimet në kushtetutë. Në sallën e kuvendit, Blushi tha se : “Nëse ka një njeri këtu që është për president nga populli, unë jam gati ta gris amendamentin tonë. I vetmi amendament është ky që kemi përgatitur ne 10 burra dhe gra”. Në përgjigje të Ben Blushit, PDIU ka publikuar propozimet që kjo parti ka paraqitur pranë Kuvendit ku janë të detajuara propozimet për ndryshimet në kushtetutë ku përfshihet edhe ajo për zgjehdjene  prsidentit nga populli.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

shpetim-idrizi-pdiu-1685654474Përmes një deklarate për mediat, PDIU sqaron: “Meqë z. Blushi nuk e ka propozimin tonë të dorëzuar që në muajin janar, ai mund t’ia kërkojë atë znj. Hafizi, që deklaroi se e ka lexuar atë propozim. Në çdo rast, bashkangjitur ju mund të gjeni propozimin e PDIU-së mbi pesë ndryshime kushtetuese, ku ndryshimi i dytë ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndyrshimi i tretë ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës me referendum, sikurse është miratuar hyrja e saj në fuqi.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është  e shqetësuar mbi tentativën e disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të pamundësuar zgjedhjen e Presidentit nga populli, nëpërmjet një loje të shëmtuar politike”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet më tej se PDIU, është parti institucionale dhe ligjore, e zhvilloi nismën e vetë nëpërmjet Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, që të gjitha palët, përfshi edhe z. Blushi kemi votuar për ndryshimet kushtetuese.

pdiu2“Mirëpo, tentativa e z. Blushi duket si një hile e vockël politike. Kushtetuta përcakton në nenin 177 se ndryshimi kushtetues mund të vijë me nismën e një të pestës së anëtarëve të Kuvendit, pra 28 deputetë. Z. Blushi nuk mund të grumbullojë aq firma. Prandaj, duket se tentativa e tij është që të krijojë zhurmë dhe asgjë më shumë, duke propozuar me 9 firma deputetësh një projektamendament e ta drejtojë atë të Komisioni i Ligjeve, edhe pse e di që është nul, për shkak të kushtit kushtetues të 28 firmëtarëve. Për më tepër, kjo zhurmë politike minon përpjekjen serioze të PDIU-së, që tentoi ta kalojë këtë amendament nëpërmjet komisionit të posaçëm.

Kjo lojë e shëmtuar politike që pamundëson zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të marrë fund. PDIU është parti e akteve konkrete, përtej zhurmës. Amendamentet tona në ligjin e censusit, në reformën territoriale e në një sërë nismash të tjera, vërtetojnë se ne nuk veprojmë për demagogji politike, por për ndryshime rrënjësore dhe të arritshme në shërbim të shqiptarëve. Në të gjitha këto raste kemi hasur partiza ose individë që kanë tentuar të minojnë përpjekjet tona, por më kot.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje z. Blushi dhe kolegëve të tij t’i bashkangjiten rrugës sonë që ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Komisioni i Posaçëm të përmbajnë dhe amendamentin e dytë të PDIU-së për zgjedhjen e presidentit nga populli, si rruga e vetme ligjore dhe kushtetuese që kemi në dorë. Një kopje të nismës sonë të fillimvitit do t’ia japim z. Blushi të enjten e ardhshme dhe shpresojmë që ai të mbajë premtimin dhe të grisi dokumentin e pavlerë me 19 firma më pak sesa nevojiten për një çështje kaq madhore, duke ndaluar edhe luftën me mullinjtë e erës që ka nisur”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.

propozim

propozim 2

propozim 3

propozim4

propozim5

propozim6

Etiketa: Ben BlushiPDIUZgjdhja e presidentit nga populli

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Donald Lu takohet me Astrit Patozin

Donald Lu takohet me Astrit Patozin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com