PD thirrje qeverisë: Kriminale të ndalosh shqiptarët të futen në atdheun e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD thirrje qeverisë: Kriminale të ndalosh shqiptarët të futen në atdheun e tyre

12:58 | 02/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike e konsideron braktisjen e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit si një dhunim flagrant të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga vetë qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu deklaroi sot se qytetarët shqiptarë nuk duhet të braktisen nga shteti i tyre pse u gjendën të papërgatitur në kohën e shpërthimit të koronavirusit.

DEKLARATA E PLOTË
Partia Demokratike po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Qindra qytetarë shqiptarë nuk po lejohen të futen në territorin shqiptar, megjithëse, sipas informacioneve që ne kemi, nuk kanë asnjë pengesë as nga Greqia, as nga Mali i Zi.

Read more

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Mbyllja e kufijve ajrorë, detarë apo tokësorë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, nuk mund të shërbejë si justifikim për braktisjen nga shteti të qytetarëve shqiptarë, që situata i gjeti të papërgatitur në një shtet të huaj. Ata nuk mund të lihen në rrugë, pa asnjë ndihmë dhe në kushte skandaloze. Kjo po ndodh tani me shqiptarët në kufirin grek dhe atë malazez. Po ndodh edhe me shqiptarët e braktisur kudo në Europë, në Itali, në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Angli.

Është e paligjshme dhe absurde të mos lejosh qytetarët shqiptarë që të futen në atdheun e tyre, që të rikthehen në shtëpitë e tyre, që të shkojnë tek fëmijët apo prindërit e tyre. Nga shqetësimet e ardhura pranë Partisë Demokratike rezulton se shumica dërrmuese prej tyre janë prej më shumë se 24 orësh në të ftohtë, pa ngrënë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Kjo është papërgjegjshmëri. Kjo është kriminale.

Shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë kufirit. Qeveria nuk duhet të trajtojë qytetarët hallexhinj si të njerkës.

Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre, edhe pse pjesa dërrmuese e tyre i kanë mbyllur kufinjtë. Vendet e tjera po krijojnë çdo mundësi për riatdhesimin e qytetarëve të tyre, por e financojnë atë, sepse kjo është detyra kryesore e një qeverie të përgjegjshme.

Partia Demokratike e konsideron braktisjen e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit si një dhunim flagrant të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga vetë qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ky akt bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe nuk justifikohet nga situata e krijuar.

Partia Demokratike i kërkon Qeverisë që të mundësojë menjëherë që qytetarët shqiptarë që janë në kufirin tokësor me Greqinë apo Malin e Zi, të lejohen të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Secili prej tyre duhet të mbahet sipas ligjit nën mbikëqyrje shëndetësore dhe të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij, duke mos u lejuar të dalë jashtë banesës për të paktën 14 ditë nga momenti i hyrjes në Shqipëri. Në këtë mënyrë arrihet të sigurohet që ato të mos bëhen burim infektimi për të tjerët.

I njëjti rregull duhet të ndiqet edhe për shqiptarët e tjerë që kanë mbëtur rrugëve të Europës. Qeveria duhet të riatdhesojë çdo shqiptar që, për shkak të mbylljes së kufijve, nuk mundi të rikthehet pranë familjes. Çdo vonesë është papërgjegjshmëri që kushton shtrenjtë!

Etiketa: Arben KashahuMali i ZiPërhapja e koronavirusitSekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PDShqiperi

Të Lidhura

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Para
Shqiptarët thyejnë rregullat e izolimit, rrugët mbushen me makina dhe këmbësorë (film)

Qytetarët shkelin rregullat, policia: 2 të arrestuar, 45 gjoba dhe 10 mjete të bllokuara në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com