PD: Shqipëria kundër OBSH, po ul numrin e testimeve për COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Shqipëria kundër OBSH, po ul numrin e testimeve për COVID-19

13:04 | 17/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike vuri në dukje një fakt të konstatuar ditët e fundit, që ka të bëjë me uljen e numrit të testimeve për COVID 19.

Me anë të një deklarate nga selia blu, Mirela Tabaku tha se Shqipëria po vepron në kundërshtim me rekomandimet e OBSH-së. Ajo ngre disa pikëpyetje që duan përgjigje. A ka mjaftueshëm kite dhe tamponë? Nëse po, pse nuk zbatohet rekomandimi i OBSH-së?

DEKLARATA E PLOTË
Partia Demokratike po ndjek me shqetësim zhvillimin e pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ajo që kemi vënë re është ulja e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës së kaluar. Mënyra sesi po vepron Shqipëria shkon në kundërshtim me porositë e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këshillon qeveritë për protokollet që duhet të ndjekin për të minimizuar përhapjen e sëmundjes. Vetëm një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i OBSH dha një mesazh shumë të rëndësishëm: TESTONI! TESTONI! TESTONI!

Read more

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

Po e citoj të plotë mesazhin e tij për të gjithë qeveritë e botës!

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Për ta bërë atë, ju duhet të testoni dhe izoloni. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: TESTONI, TESTONI, TESTONI.”

Cili është realiteti në Shqipëri?

Dy ditë më parë Partia Demokratike, bazuar në numrin e testeve të bëra, e ngriti këtë problematikë me shumë forcë, pasi të dhënat zyrtare të testimeve tregojnë se numri i tyre është ulur në mënyrë drastike dhe të pashpjegueshme.

Në 10 mars, një ditë pas konfirmimit të rastit të parë, janë kryer 114 teste.

Më 11 mars – 127 teste. Me këtë ritëm është vazhduar deri të premten, kur në 15 mars janë bërë 27 teste, dje vetëm 31 dhe sot u raportua për 42 teste në 24 orët e fundit.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është se numri i personave që paraqesin ankesa dhe simptoma rritet, ndërsa numri i të testuarve pakësohet. Pyetja e të gjithëve është: çfarë po ndodh? Mungojnë tamponët, mungojnë kitet për t’i analizuar më pas mostrat që merren?

Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë pse veprojmë kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bazuar nga praktikat më të mira të vendeve të përfshirë nga kjo epidemi, bazuar në
atë çfarë OBSH këshillon, duhet që të gjitha marrat e marra, të kombinohen me testime të shtuara.

Duhen shtuar fondet për tampone, fondet per kite të bërjes së testeve!

Duhet nxituar, pasi jemi vonë!

Mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja të rënda!

Duhet bërë gjithçka, duhet mobilizuar çdo fond dhe, sëbashku, të bëjmë çdo gjë për të qenë një hap para krizës, për të qenë sa më efikasë.

Nuk ka fjalë më të vlefshme për këtë kohë sesa fjalët e Drejtorit të OBSH-së: Testoni, testoni, testoni.

Etiketa: COVID-19Mirela TabakuPartia Demokratikerekomandimi i OBSH-sëselia blu

Të Lidhura

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

nga 27
15:32 | 26/04/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit...

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

nga 27
15:16 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku raportohet për të shtëna...

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

nga 27
14:39 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, para atentatit po bën bujë ne mediat sociale. Leavitt, duke...

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

nga 27
14:19 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e...

Para
Rama: Tirana e Durrësi në karantinë, bllokohet qarkullimi i makinave private

Gjatë 24 orëve të fundit, 245 shoferëve të pabindur u hiqet patenta për 3 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

15:32 | 26/04/2026
Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

15:16 | 26/04/2026
“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

14:39 | 26/04/2026
“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –
  • Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –
  • “Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –
  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –
  • Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com