PD: Qeveria u ngarkon qytetarëve taksë të re për naftën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Qeveria u ngarkon qytetarëve taksë të re për naftën

12:50 | 22/07/2019
në Shqiperi
0

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë “Rama” se ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.

Përmes një deklarate pë shtyp, ish deputetja Izmira Ulqinaku tha se Shqipëria është ndër 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë.

 

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklaratë e plotë:

Që nga dita e parë në pushtet, Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon që kanë rënduar jetën e shqiptarëve. Për të dhe oligarkët rreth tij, shqiptarët duhen shtrydhur deri në pikën e fundit të kursimeve.
Duke nisur nga viti 2014 qeveria ka rritur taksën e qarkullimit, që paguhet në çdo litër karburant të blerë, duke shtrenjtuar çmimin. Edhe kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare shënoi rënien më të madhe në histori, shqiptarët paguanin më shumë.
Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP. Kësaj radhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburatin.
PPP-ja e pompave të karburantit është nje projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike që në krye të herës. Aq i madh ishte abuzimi saqë vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë. Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA qenë të qarta.
Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin. Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.

I babëzitur në abuzime, Edi Rama, ka urdhëruar nje projektligj. I shkruar në ish ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjensi sigurimi të karburantit. Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.
Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.
Tabela e Global Oil Price, referenca për çmimet e naftës në botë, na rëndit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës. Sipas saj shqiptarët paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/litër.
Ndërkohë në renditjen botërore ku janë marrë 164 shtete dhe Shqipëria është e 145 dhe bën pjesë te grupi i vendeve të varfera me cmimet më të larta. Shqipëria bën pjesë te grupi I 35 vendeve që e kanë çmimin 1,5-2 usd (të gjitha të tjerat janë vende me gdp të lartë për frymë dhe Shqipëria është e vetmja me këto të ardhura dhe këtë çmim). Ka vetëm një vend me të shtrenjtë se grupi jonë që është Hong Kongu!
Çmenduria e çmimeve të larta vjen si pasojë e taksave të larta. Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa. Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin jo sepse Shqipëria sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve.
Taksa e qarkullimit u rrit me 24 lekë për litër. Kjo do të jetë taksa e parë që do të hiqet në qeverisjen e PD.

Etiketa: edi ramaish deputetja Izmira Ulqinakukompania NOAPDShqiperiataksë të re për naftën

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Projekt kriminal” Basha: Gropa te Teatri, do jetë e tyre

“Projekt kriminal” Basha: Gropa te Teatri, do jetë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:26 | 08/04/2026
SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –

SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –

14:22 | 08/04/2026
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave –

14:16 | 08/04/2026
Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias –

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën –

14:10 | 08/04/2026
Të merren masa për mosspekullime me çmimet në Shqipëri –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

14:06 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –
  • 25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave –
  • U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com