PD padit arkitektin danez: Mori pjesë me vetëdije në projektin e paligjshëm për Teatrin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD padit arkitektin danez: Mori pjesë me vetëdije në projektin e paligjshëm për Teatrin

10:25 | 04/10/2019
në Kryesore
0

Partia Demokratike ka paditur arkitektin danez, Bjarke Ingels, pasi është përfshirë në mënyrë të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike te Teatri Kombëtar për ndërtimin të kullave private.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në prokurori 3 akuza kundër arkitektit danez: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i PS:

Read more

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të projektit korruptiv për Teatrin sjell me detaje historikun e këtij projekti, bazuar mbi deklaratat publike të Edi Ramës, Erion Veliajt, Bjarke Ingels dhe akteve zyrtare, që çojnë në konkluzionin se Edi Rama, bashkë me Erion Veliajn kanë bashkëpunuar me Bjarke Ingels për një projekt të pabazuar në asnjë ligj.

Duke cituar Bjarke Ingels në një intervistë më 14 Mars 2018, bëhet e qartë se projekti ka patur porositës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa kompoania “Fusha shpk” vetëm sa ka kryer pagesën për një punë të paracakuar nga dy prej njerëzve me më shumë pushtet në vend, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Projekti është porositur prej tyre që në vitin 2016, shumë kohë përpara se Fusha shpk ta paraqiste si projekt të financuar prej saj.

“Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”- citohet të ketë thënë më 14 Mars 2018 Bjarke Ingels.

“Ky fakt provon se jemi përpara marrjes së një përfitimi të parregullt dhe pranimit të një oferte që vjen nga një përfitim i parregullt.”- thuhet në padinë e Partisë Demokratike. Aty vihet në dukje se “kryerja e një projekti për zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet publik privat, nënkupton se studio arkitekturore “BIG-BJARKE INGELS GROUP” dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet.

“Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”- shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa veprime përpara paraqitjes nga “Fusha shpk” të propozimit të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa kulla përreth, i cili mban datën Shkurt 2018.

1. Në 12 Prill 2017 qeveria heq Teatrin Kombëtar dhe territorin përreth nga Zona e Qendrës Historike të Tiranës.
2. Në 14 Prill 2017 miratohet Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, në të cilin, ndryshe nga çdo zonë e kryeqytetit ku përcaktohet intensiteti i ndërtimit dhe specifikime të tjera teknike, për zonën e Teatrit Kombëtar, nuk përcaktohet asnjë kufizim për lartësinë e ndërtesave dhe koeficentin e shfrytëzimit të truallit.
3. Në 13 Mars 2018, në shkelje të çdo ligji vendas dhe ndërkombëtar, pa garë, pa procedurë, pa tender, kryeministri Edi Rama shpall fitues projektin e Bjarke Ingels, i porositur prej tij dhe prej Kryetarit të Bashkisë së Tiranës që në 2016-ën, duke paracaktuar edhe ndërtimin e kullave nga Fusha shpk, që ka marrë përsipër pagesën e projektit të Bjarke Ingels.

Për këtë padi, Partia Demokratike ka njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, duke qenë se studio arikitekturore e Bjarke Ingels, “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, ka qendrën ne Kopenhagen të Danimarkës.

Etiketa: arkitekti danezBjarke Ingelsgazment bardhi]Partia DemokratikeSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Të Lidhura

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

nga 27
23:26 | 26/04/2026
0

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

nga 27
22:32 | 26/04/2026
0

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1...

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

nga 27
22:00 | 26/04/2026
0

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë...

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

nga 27
21:50 | 26/04/2026
0

Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën...

Para
“Nuk ka demokraci pa drejtësi”/ Ambasadori i BE: Të mos ketë vonesa për SPAK dhe BKH

"Nuk ka demokraci pa drejtësi"/ Ambasadori i BE: Të mos ketë vonesa për SPAK dhe BKH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

23:26 | 26/04/2026
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

22:32 | 26/04/2026
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026
Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

21:50 | 26/04/2026
Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –
  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com