Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot një takim në selinë e PD-së, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.
Në qendër të takimit do të jetë padyshim rruga për të dalë nga kriza politike, e prodhuar që pas djegies së mandateve të opozitës, ndërsa nuk mund të kalojnë pa vëmendje as zgjedhjet lokale që janë planifikuar që të mbahen në 30 Qershor.