• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-LSI, këngë e radiove gold

16:47 | 28/07/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Nuk ka asgjë të keqe të punosh për një aleancë të re politike, prandaj e gjej të pranueshme përpjekjen e opozitës për të bashkuar urat me Ilir Metën dhe partinë e tij. Në lojën e ekuilibrave mirë është të gjesh një patericë, veçanërisht për të djathtën. Kjo e fundit i numëron me gishta rastet, kur ia del e vetme të marrë pushtetin. Nëse nuk gabohem në Shqipëri ka ndodhur që PD të marrë shumicën dërrmuese të mandateve në 22 mars të vitit 1992 dhe ka patur një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e vitit 2009, por edhe atëherë kishte nevojën e një paterice, të paktën një mandat që e premtoi Dritan Prifti, por që Sali Berisha preferoi ta shumojë me aleancën e diskutueshme në at’botë me gjithë LSI-në e Ilir Metës.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Duket se tashmë kohët e dashurisë së vjetër po kthehen. Drejtuesit e opozitës shihen shpesh nën shoqërinë e Ilir Metës, madje kjo ide ka fituar popullaritet mes anëtarësisë. Ilir Meta nuk është më ai i para dhjetë muajve, kurse qeveria ka kohë që është vetëm e Ramës. Binomi gati humoristik Rama-Meta është hequr nga fjalori dhe tash në opozitë pothuaj të krijohet ideja se gjëmat në keqeverisje janë vetëm të Ramës. Duket sikur jemi vite dritë larg me kohët, kur Lulzim Basha deklaronte se sa kohë të jetë kryetar i PD nuk do të kishte koalicion me LSI. Ish-kryetari Berisha e ka dhënë pëlqimin për një bashkëpunim të këtillë, madje duke u bërë si radiot gold kujtoi melodinë e dikurshme të koalicionit PD-LSI. Si përherë, Basha në politikë ngjan si peshk me kujtesë të vogël. Ai u shfaq në në Konventën e demokratëve amerikanë me Ilir Metën, i qeshur dhe ky i fundit e pyeti: Luli sa e ke orën?

Pra, nuk ka asnjë gjë të keqe që të ketë një aleancë mes këtyre dy partive, të cilat dhe më parë kanë qeverisur bashkë. E keqja është që opozita nuk mund t’i varë shpresat vetëm tek humori i Ilir Metës që ka gjasa të jetë penduar për marrëveshjen e 1 prillit të para tre viteve. Demokratët duhet të prodhojnë një vlerë politike opozitare, e cila më pas dikton edhe marrëveshje të këtilla.

Gjatë kësaj periudhe selia blu është marrë vetëm me rehabilitimin e figurës së Ilir Metës për mendimin opozitar, por ka harruar të bëjë sak opozitën. Hiq mënjanë Grida Dumën, e cila megjithë rrëmujën e reformës në drejtësi është kapur pas një fotoje të Ramës me Obamën dhe po mundohet të pickojë disi mishin e qeverisë, të tjerët janë të përqendruar tek Ilir Meta. Kaq i mirëqenë është bërë ky aksion politik sa është ravijëzuar edhe grupi anti-LSI në opozitë si Bregu, Patozi, Cara a ndonjë tjetër. Ngjan sikur agjenda e sotme e opozitës është përqendruar vetëm tek Ilir Meta. Kjo rrëfen nxitim për të ardhur në pushtet, por në anën tjetër viktimizon qeverinë. Nëse Ramës ia jep këtë dhuratë, ai nuk e ka vështirë të mbushë shportën e përfitimeve të tij, sepse është mjeshtri më i madh i viktimizimit në Shqipëri.

Demokratët në këto kohë duhet të përqendrohen në rivlerësimin e aseteve që përfaqësojnë në politikë, në mënyrë që në treg të përfaqësohen me vlerën e duhur. Janë në një proces të brendshëm zgjedhor, i cili po fut të gjithë strukturat në kaos, sepse kanë një kryetar që nuk i beson, nuk i do strukturat dhe fundjavën e ka për zemër ta kalojë në vende të ulëta. Nëse do arrijë të forcojë strukturat, më pas PD duhet të ristrukturojë prioritetet, me të cilat vjen në pushtet. Deri tani veç rikthimit të taksës së sheshtë, reminishencë shumë e mirë e Berishës, Basha nuk ka arritur të afrojë asgjë më shumë. Dhe në fund, pasi ke një parti të fortë, të gatshme të përballet me një garë elektorale, pasi ke dy-tre teza që ia ngul njerëzve në kokë, me të cilat do vish në pushtet, atëherë hap sytë për aleanca të reja. Në këtë kontekst nuk do kishte asgjë të keqe të uleshe për një aleancë me Ilir Metën. Por, opozita po e nis nga fundi, meqë po fugon drejt qeverisjes.

Kjo krijon përshtypjen që është Meta që nuk e bën dot të gjithë votën popullore dhe ka nevojë për një patericë, të cilën po e gjen në një parti jo shumë të madhe, qoftë dhe në opozitë.

Etiketa: Ilir MetaLulzimBashamelodiradio goldrehabilitimreminishencëSali Berishataksa e sheshtëvendet e ulëta

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi

Kuvendi miraton më 10 gusht 7 projektligjet e reformës në drejtësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

10:31 | 24/03/2023
Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

10:27 | 24/03/2023
Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

10:13 | 24/03/2023
Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –
  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com