PD: Koncesioni i sterilizimit me kontrata abuzive, i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Koncesioni i sterilizimit me kontrata abuzive, i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë

13:28 | 06/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri ka sulmuar ashpër qeverinë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Në një dalje publike nga selia e PD-së, Pampuri u shpreh se ky koncesion është një nga provat më
flagrantë të korrupsionit të qeverisë, ndërsa theksoi se synim i Ramës është pasurimi i paligjshëm.

DEKLARATA E PD

Read more

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, njësoj si ai i chek up-it apo ai i laboratorëve, përbën një nga provat më flagrante të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni i sterilizimit është dëshmi se prioritet i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm, duke u fshehur pas identiteteve fasadë, të siguruar nga Ilir Beqja.

Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. Edhe Urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncesioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve.
Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në radhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre. Mjekët vetë kanë denoncuar se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, sot që ky shërbim është dhënë me koncension kushton 190 euro një set kirurgjikal. Pra 80 herë më shumë. Nëse shteti do të vijonte ta kryente këtë shërbim vetëm për vitin e kaluar për rreth 90 mijë operacione, kosto do të ishte 215 mijë euro. Ndërsa sot për të njëjtin numër operacionesh duhet të paguajmë 17 milion euro, falë qokave që Edi Rama duhet t’u bëjë oligarkëve.
Por ajo çka e bën këtë abuzim edhe më të rëndë është fakti që qeveria është e gatshme të lërë pacientët pa shërbim, vetëm që paratë e koncensionit t’i marrë të plota klienti i koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Po ashtu edhe vetë Ministria e financave raporton që kontrata e koncensionit të sterilizimit ka dalë jashtë kontrolli.
Sipas këtij raporti, parashikimi i bërë në kontratë nga qeveria ka qenë i gabuar, pasi në kontratë është 62. 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117. 000 ndërhyrje. Ulja e sasisë së ndërhyrjeve në kontratë është kryer qëllimisht.
Kështu që buxheti i shtetit ka kryer pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit që ishin 610 milion lekë, ose rreth 5 milion euro më shumë të cilat janë paguar në vitin 2019. Partia Demokratike është e vendosur ta anulojë këtë koncesion korruptiv, që zhvat qytetarët, varfëron buxhetin e shëndetësisë dhe pasuron njerëzit e Edi Ramës.

Etiketa: Ish-deputetja demokratekoncesioni i sterilizimitoriola pampuriPDQeveria

Të Lidhura

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

nga 27
11:15 | 14/05/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian...

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

nga 27
10:55 | 14/05/2026
0

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit...

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

nga 27
10:51 | 14/05/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme (13 maj) gjatë seancës plenare, se...

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

nga 27
10:41 | 14/05/2026
0

OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent të Ndërmjetëm për projektligjin e ri “Për financimin e partive politike” në Shqipëri, duke kërkuar...

Para
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për grupin Shullazi

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për grupin Shullazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

11:15 | 14/05/2026
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

10:55 | 14/05/2026
Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

10:51 | 14/05/2026
Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

10:41 | 14/05/2026
SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –

SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –

10:29 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –
  • Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –
  • Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!
  • SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –
  • Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com