PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu

06:20 | 10/05/2021
në Kryesore
0

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

Janë zbardhur disa nga pretendimet e Partisë Demokratike, e cila kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe. Konkretisht, PD-ja e akuzon mazhorancën se ka blerë vota, ka përdorur grupet kriminale për fushatë, ka përfituar nga skandali me të dhënat e 900 mijë qytetarëve, ka përdorur administratën publike në shërbim të saj, ka rritur numrin e të punësuarve përpara zgjedhjve, ka bërë legalizime gjatë fushatës, si dhe ka lejuar votimin më shumë se njëherë me anë të pajisjes së identifikimit elektronik.

Në qarkun Fier, PD pretendon se beteja për mandatin e fundit mes PD dhe PS ka qenë vetëm 6545 vota, numër ky më i vogël se numri i votave të shpallura të pavlefshme në këtë qark që sipas PD ka qenë 2830 vota më shumë se diferenca.

Read more

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Më tej, Partia Demokratike akuzon PS-në për blerje votash përdorim të personave me precedentë kriminalë në fushatë duke u ndalur edhe në emra konkretë. Selia blu ngre akuza se janë konstatuar disa raste të dhënies së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë për qëllime zgjedhore, ndërsa shton se të gjitha nivelet e administratës qendrore dhe vendore janë vendosur në shërbim të fushatës elektorale për partinë në pushtet.

Demokratët thonë se në periudhën parazgjedhore është rritur ndjeshëm punësimin në sektorin publik, kjo për qëllime elektorale, në këmbim të premtimit për të votuar PS në zgjedhjet e 25 prillit. Një tjetër pikë që denoncohet nga PD është dhënia e lejeve të legalizimeve apo ndërtimeve gjatë fushatës zgjedhore.

PD ka përfshirë në dosjen ankimore të depozituar në KQZ edhe publikimin e të dhënave personale të qytetarëve që sipas saj përdoreshin nga PS për të shantazhuar qytetarët për votën. Ndalimi i votës së emigrantëve dhe personave të infektuar me COVID përmenden nga PD si shkelje të qeverisë  e cila ka penguar qytetarët të shprehin vullnetin e tyre më 25 Prill në mënyrë diskriminuese.

Ndërkohë numri i madh i fletëve të pavlefshme të shpallura gjatë procesit të numërimit konsiderohet nga Partia Demokratike si shkelje pasi sipas saj qytetarëve iu la në dispozicion një kohë e shkurtër nga dita e votimit të mësoheshin me të.

Tjetër pikë e konsideruar shkelje nga PD është ndalimi i kandidatëve (përveç kryetarëve të partive) të kandidojnë për deputet në më shumë se një qark. Kjo sipas PD përbën shkelje të së drejtës së kandidimit në kushte të barabarta.

PD ngre pretendimin se më 25 Prill, pajisja elektronike e vënë në përdorim për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri jo vetëm që nuk e penguar votimin më shumë se njëherë por e ka lehtësuar atë. Sipas PD kjo pajisje pranonte shenjën e gishtërinjve të personave të tjerë pavarësisht mjetit të identifikimit që ata kishin paraqitur.

Etiketa: dorëzondosjeKASPDshkelje zgjedhore

Të Lidhura

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

nga 27
16:56 | 17/05/2026
0

Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në...

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

nga 27
16:30 | 17/05/2026
0

Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur u regjistrua në Durrës, mbrëmjen e së...

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

nga 27
16:08 | 17/05/2026
0

Ministria e Arsimit shpalli datën 14 shtator 2026 si nisje të vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo ka publikuar datat...

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

nga 27
15:52 | 17/05/2026
0

Emocione dhe spektakël në javën e parafundit të Serie A. Roma fiton 2-0 ndaj Lazios në derbi, duke shkuar kështu...

Para
Ndarja nga jeta e tre familjarëve nga Kosova, ish-ministri tregon si mund t’i dalloni kërpurdhat helmuese

Ndarja nga jeta e tre familjarëve nga Kosova, ish-ministri tregon si mund t’i dalloni kërpurdhat helmuese

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

16:56 | 17/05/2026
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

16:30 | 17/05/2026
Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

16:08 | 17/05/2026
Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –

15:52 | 17/05/2026
Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –

15:36 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –
  • Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –
  • Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –
  • Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League –
  • Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it –
  • Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –
  • Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com