Kryeministri Edi Rama u akuzua nga Partia Demokratike se ka aktivizuar banda kriminale dhe i mbështet ato me oficer të polcisë për të manipuluar zgjedhjet në Dibër. Arben Ristani u shpreh se në krah të ish deputetit Arben Ndoka i cili është angazhuar në manipulimin e zgjedhjeve në dibër, qëndron shefi i krimeve të Mirditës Klajdi Osmani. Ristani: Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër.
Po sot kryeministri Rama u akuzua nga Partia Demorkatike se po i jep tendera korruptiv deputetit socialist Sadri Abazi, para të cilat po përdorën për blerejen e votave në dibër.
Zhupa: Një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliard lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë “ALKO Impex”, ishte 220 milion lekë më shumë se oferta më e ulët.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










