Patozi: Kush nuk po e ha karremin e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Kush nuk po e ha karremin e Edi Ramës

17:21 | 01/06/2017
në Uncategorized
0

Nga Astrit Patozi

Legjenda e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve po qëndron në qendër të fushatës së nëndheshme të 3 partive më të mëdha në garë, ndërkohë që po përbyllet java e parë, që kur PD zbriti më në fund në betejë.

Është fare e qartë dhe e dukshme se kjo fabul e kudogjendur sot në Shqipëri, sa në terren, aq edhe në tribunat apo ekranet mediatike, është krijuar dhe ushqehet përditë nga Edi Rama, i cili është i vetmi përfitues nga efektet e saj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kryeministri, i cili qëndroi në detyrë, falë një marrëveshjeje, që u paraqit si një lëshim i bollshëm për opozitën, po përpiqet të konsolidojë perceptimin se PS dhe PD janë marrë vesh tashmë që të jenë bashkë në një qeveri joteknike pas 25 qershorit.

Bashkëqeverisja në koalicionin e madhe është sporti më popullor sot në fushatën kapilare të partive, por në fakt jehonën më të madhe negative ajo e ka nga komentet dhe analizat e mediave të Tiranës.Po pse them se Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësojë atë humbje që mund t’i shkaktojë llogarive të tij paraelektorale pamundësia e pjeshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshjes?

Sepse duke krijuar idene e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësisht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Nga njëra anë koalicioni i madh dhe i mbyllur në tavolinë paraprakisht mes Bashës dhe Ramës dekurajon fushatën e demokratëve, sepse pritshmëria e tyre për rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e qeverisjes ka qenë krejtësisht tjetër para marrëveshjes.

Vijoj të këmbëngul me forcë se ajo është qasja me e gabuar që mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shfrytëzimin e kapaciteteve reale të Partisë Demokratike, në funksion të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.Por një bashkëqeverisje PD-PS nga ana tjetër hedh në erë shpresat e LSI-së për të qenë sërish “king maker” në qeverinë e ardhshme, që ka qenë edhe gjeneratori i vetëm i fushatave të saj në të paktën në dy zgjedhjet e fundit.

Duke u kapur në befasi, partia e Ilir Metës me kryetar Petrit Vasilin, duket qartë se e ka të vështirë të përshatet për të gjetur një strategji tjetër fituese. Sa nga koha e pakët që ka në dispozicion, por më shumë ngaqë është e pamësuar të jetojë larg pushtetit, pa të cilin e ka të pamundur të ruajë raportin e kleringut të drejtpëdrejtë, që ka me votuesit e saj.Por si po sillen të dy targetuarit e Edi Ramës me këtë karrem të helmuar politik?

LSI-ja po përpiqet të krijojë përshtypjen se është e pashqetësuar nga kjo lojë e Partisë Socialiste, duke fryrë pa kursim përmasat e saj dhe duke e paraqitur veten si pretendente reale për të qenë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Por, sipas meje, kjo përpjekje e sforcuar dhe shumë larg të së vërtetës, e bën shumë qesharake, dhe në vënd që ta mbulojë, e zbulon më shumë, vështirësinë e Ilir Metës në këto zgjedhje.

Ndonëse fati politik i LSI-së nuk më intereson shumë, mendoj se ajo ka bërë zgjedhjen më të gabuar për t’iu përgjigjur këtij sulmi kibernetik të Edi Ramës, që në ditët e para të betejës elektorale.

Dhe për rrjedhojë ka shumë gjasa që pasojat e tij të reflektohen në rezultatin final.Në ndryshim me Ilir Metën, PD ka zgjedhur të mbrohet nga ky diversion, duke u distancuar publikisht nga mundësia e një koalicioni të madh, idea e të cilit do të zbehte energjitë e demokratëve në fushatë.

Lulzim Basha, që udhëheq opozitën e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike, ka deklaruar disa herë me forcë se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe LSI-së, duke fashitur cdo zë tjetër, qëndror ose periferik të opozitës, që i fryn kësaj legjende me pasoja shkatërruese.

Kam bindjen, se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja që Partia Demokratike të ruajë, jo vetëm ritmin e fushatës së vet, por dhe objektivat e saj për të fituar më 25 qershor.

Etiketa: Patozi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zgjedhjet në Kosovë/ Partitë: Do njohim rezultatin

Zgjedhjet në Kosovë/ Partitë: Do njohim rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas –

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas –

23:27 | 29/12/2025
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu! –

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu! –

23:09 | 29/12/2025
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –

22:51 | 29/12/2025
Analiza e SHBA për korrupsionin… –

Analiza e SHBA për korrupsionin… –

21:47 | 29/12/2025
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus –

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus –

20:55 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas –
  • E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu! –
  • “Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –
  • Analiza e SHBA për korrupsionin… –
  • Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus –
  • E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas –
  • E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com