Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bëri thirrje sot qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në tokë.
I pranishëm në aktivitetin “Pastrimi i Tiranës në një Ditë”, Veliaj tha se Bashkia do të vazhdojë me inspektimet dhe gjobat për këdo që do të ndosë ambjentin.
Më tej Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nisëm së Bashkisë për të pastruar qytetin nga mbeturinat.
“Bashkohuni për pastrimin e qytetit. Ata që nuk pastrojnë të paktën të mos ndotin qytetin” tha Veliaj.
Gjithashtu Veliaj foli edhe për vedimin me të ri të Bashkisë për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike e cila hyn në fuqi nga 3 prilli.