Mbrëmjen e 9 Majit është ekzekutuar në Siena të Italisë, 22-vjeçari shqiptar Alfred Ndoja që njihet edhe me emrin Andrea . Policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, një 45 vjeçar italian me emrin Giulio Sale i cili ishte dhe pastor. Motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra janë ende të paqarta.
Referuar shkrimeve në mediat italiane, mësojmë se Andrea Ndoja kishte shkuar për darkë tek miqtë e tij shqiptarë, teksa luhej finalja Juventus-Milan. Paraprakisht dyshohet se autori i krimit, 45-vjeçari italian ka telefonuar shqiptarët dhe sapo në derë ka dalë Andrea, ai ka qëlluar me pistoletë.
Pasi vrau shqiptarin, autori vrapoi rreth 1 kilometër, më pas ishte rrëzuar në një hendek ku theu edhe këmbën. Policia arriti ta kapë në kohë rekord.