Pasojat nga Covid 19 në ekonomi, Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasojat nga Covid 19 në ekonomi, Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

08:45 | 25/05/2020
në Kryesore
0

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Read more

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

Në Shqipëri hapja pritet të qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim të fundit me Unionin Turistik se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”./Monitor

Etiketa: Organizata Botërore e TurizmitPasojat nga Covid-19Shqiperiaturizmi

Të Lidhura

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

nga 27
08:45 | 15/05/2026
0

Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta. Mësohet...

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

nga 27
08:25 | 15/05/2026
0

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 15/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Shembja e Teatrit, ish-ambasadori italian: Nëse bota do sillej kështu, s’do kishim histori

Shembja e Teatrit, ish-ambasadori italian: Nëse bota do sillej kështu, s’do kishim histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026
Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

08:25 | 15/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 15/05/2026
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

07:55 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –
  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com