Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pasioni për peshkimin kthehet në mënyrë argëtimi në Shkodër (Film)

Nga Media 0

Peshkimi me grep për shumë njerëz është kthyer në një sport pasioni dhe madje i pashmangshëm përditshmëria. Historia e një 62-vjeçari, që më shumë se gjysmë shekulli ia ka kushtuar peshkimit, ka për protagonist Muharrem Pushën nga Shkodra, të cilin çdo ditë të vitit e gjen duke peshkuar me grep në lumin Buna.

Këtë punë Muharremi thotë se e bën prej shumë kohësh dhe peshkimi për të është kthyer sa në pasion, po aq edhe në mënyrë jetese. Muharremi kujton edhe sistemin komunist, kur ka qënë i ri dhe ku për një kallam bambuje që donte ta përdorte për të zënë peshk, është shoqëruar në degën ushtarake.

Por ajo që e shqetëson më shumë Muharremin është fakti se nuk ka më peshk për shumë arsye. Ndërkohë të gjithë peshkatarët këtu duket se i bashkon një shqetësim, mungesa e peshkut, mungesë të cilën peshkatarët e tregojnë me batuta.

Pasioni i këtyre peshkatarëve ka tërhequr vemëndjen dhe të turistëve të huaj. Një grup nga Polonia shprehen se peshkimi me grep dhe ura e vjetër është një moment që duhet fiksuar në foto .

Aq shumë të dhënë duken pas peshkimit, sa të krijohet ideja se tani ky sport për këta njerëz është kthyer në një mënyrë të jetuari./ Top Channel

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej