Pas zbulimit të komenteve për UÇK-në, kërkohet largimi i ministrit në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas zbulimit të komenteve për UÇK-në, kërkohet largimi i ministrit në Kosovë

21:06 | 30/06/2022
në Kosove Rajon
0

Në Kosovë ka shkaktuar debate të shumta publikimi i një serie komentesh të bëra vite me parë nga ministri Financave, Hekuran Murati dhe që lidhen me UÇK-në. Ai që ka ndezur më shumë debatet është një koment i bërë në vitin 2016-të ku Murati thotë se Kosovës do t’i kishte rënë më lirë nëse do të merrte mercenarë në vend të UÇK-së, të cilëve nuk kishte pse t’u thoshte as faleminderit.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë. 3 muj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë. 20 mijë mercenarë kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”.

Pas publikimit në media, ky mesazh është fshirë, por tashmë janë përfaqësues të shumtë të opozitës, ish-luftëtarë, veteranë të luftës, pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë që kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit. Për këtë është iniciuar edhe një peticion online.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Megjithatë në faqen e tij në Facebook kanë mbetur sërish komente kritike të Muratit për UÇK-në. Një prej tyre është dyshimi i tij për numrin e 46 mijë veteranëve. Ai pyet se “me kë kanë luftuar këta veteranë, kur statistikat thonë se në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serbë, rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO”.

Më tej në një qëndrim tjetër të tij, në Facebook, i shkruar në vitin 2018, Murati ka ironizuar me veteranët, duke thënë se: “Veç sa të kthehen veteranët prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale numrin e ministrit duke u kërkuar qytetarëve që t’i kërkojnë ministrit të largohet. Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së.

Etiketa: kosoveUCK

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Meta dhe Kim lënë pas “inatet”, shfaqen të buzëqeshur te Festa Kombëtare e Egjiptit

Meta dhe Kim lënë pas “inatet”, shfaqen të buzëqeshur te Festa Kombëtare e Egjiptit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

12:48 | 26/12/2025
Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

12:18 | 26/12/2025
Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025
Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

11:56 | 26/12/2025
Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

11:42 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –
  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –
  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –
  • Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –
  • SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –
  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com