Pas zgjedhjes së kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, PD-LSI po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të grupeve të tyre parlamentare, ku pritet të vendoset për hapat që do ndiqen nga këto dy forca politike.
Kujtojmë se zgjedhja e kryeprokurores së re u shoqërua me tensione dhe përplasje në Kuvend mes deputeteve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa opozita zhvilloi edhe protestë jashtë Kuvendit.