Pas bllokimit mbrëmë në Milano, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të kthehet në Kosovë.
Ahmeti u ndalua në aeroportin e Milanos për shkak të verifikimit të emrit, pasi një person me emër të njëjtë nga Kosova është në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Kryetari i Komunës së Prishtinës kishte udhëtuar mbrëmë për në Itali për të ndjekur ndeshjen mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës.