Pas Dodikut, SHBA vendos sanksione ndaj 2 zyrtarëve të tjerë në Ballkan, vjen reagimi i parë nga Xhaçka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Dodikut, SHBA vendos sanksione ndaj 2 zyrtarëve të tjerë në Ballkan, vjen reagimi i parë nga Xhaçka

19:04 | 05/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

Paqja mund të vijë që sot nëse… –

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër disa zyrtarëve në Bosnjë-Hercegovinë për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve destabilizuese.

Në një deklaratë zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit përmenden dy zyrtarë që janë futur në listën e zezë si të padëshiruar.

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, janë futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Vendimi i SHBA-së i bën Tegeltijan dhe Kukiqin të papërshtatshëm dhe atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverisë së tyre, si dhe paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnjës”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i KLPGJ-së, Tegeltija ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitimin e tij personal. Konkretisht, ka informacione të besueshme se Tegeltija e ka përdorur pozicionin e tij për të kërkuar përfitime në këmbim të ndërhyrjes në një proces gjyqësor, si dhe manipulimit të emërimeve në drejtësi dhe punësimeve të tjera publike”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkaq Kukiq thuhet se ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përdorur ndikimin e tij politik dhe pushtetin zyrtar për përfitim personal.

“Konkretisht, ka informacione të besueshme që Kukiq përvetësoi fondet publike për përfitime personale dhe ndërhyri në vendimet e punësimit dhe emërimit për të përfituar politikisht”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Përveç Kukiqit dhe Tegeltijas, Departamenti i Shtetit e ka shpallur të padëshirueshme edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Tijana Tegeltija.

Pas shpalljes së sanksioneve ndaj Dodik dhe 2 zyrtarëve të tjerë, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Shqipëria ku ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e veprimeve të ndërmarra nga SHBA-të për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Xhaçka: Ne mirëpresim emërtimet nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të B&H dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në BB. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit.

Etiketa: BallkanOlta XhackasanksioneSHBA

Të Lidhura

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

nga 27
21:25 | 10/04/2026
0

Autoritetet e lidhin atë me struktura kriminale që operojnë në Costa del Sol, një zonë e njohur për praninë e...

Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

nga 27
20:41 | 10/04/2026
0

Kjo eshte fotoja e Artur Çangut, viktimës së ngjarjes të ndodhur pak më parë në Nikël. Sipas informacioneve paraprake, autori...

Paqja mund të vijë që sot nëse… –

Paqja mund të vijë që sot nëse… –

nga 27
20:31 | 10/04/2026
0

Kremlini ka sqaruar se armëpushimi i Pashkëve i Rusisë është një gjest humanitar, jo një zëvendësim për një paqe të...

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

nga 27
19:45 | 10/04/2026
0

Banka e Shqiperisë ka vendosur t’i shfuqizojë licencën institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution në pronësi të biznesmenit...

Para
Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, shoku e qëlloi pas një konflikti për motive të dobëta

I plagosur me plumb në dorë, kush është 36 vjeçari që po mjekohet në spitalin e Vlorës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

21:25 | 10/04/2026
Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

20:41 | 10/04/2026
Paqja mund të vijë që sot nëse… –

Paqja mund të vijë që sot nëse… –

20:31 | 10/04/2026
Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

19:45 | 10/04/2026
Qeveria miraton vendimin, Këshill paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve” –

Qeveria miraton vendimin, Këshill paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve” –

19:29 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –
  • Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –
  • Paqja mund të vijë që sot nëse… –
  • Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –
  • Qeveria miraton vendimin, Këshill paratë e lojërave të fatit që do t’u jepen “projekteve” –
  • Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –
  • Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com