Pas Bashës…Rama në Top Story: Drafti nis rrugën për Kuvend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Bashës…Rama në Top Story: Drafti nis rrugën për Kuvend

10:44 | 07/06/2016
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Dy javë më parë,  Top Channel provokoi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën nëse ata do të takoheshin me njëri-tjetrin për reformën në drejtësi. Kur të dy ranë dakort, ajo që ngeli ishte caktimi i datës dhe i detajeve të tjera

Palët u vunë në kontakt dhe takimi u realizua këtë të hënë, por ashtu siç shumë e prisnin prodhoi…asgjë dhe nga tryeza Rama-Basha nuk pati “tym të bardhë”.

Në fund të takimit Rama fajësoi Partinë Demokratike, ndërsa Basha maxhorancën, madje ai tha në fund se bindjen që Kryeministri nuk do reformën ja përforcoi edhe fjalimi i përgatitur i tij.

Rama sqaroi këtë duke thënë se kishte shkuar me dy fjalime të parapërgatitur, njëri për suksesin e bisedimeve dhe tjetri për dështimin.

“Kisha dy fjalime, një për suksesin dhe një për dështimin. Ne u përgatitem me shumë seriozitet për këtë takim dhe isha përgatitur për të dyja mundësitë, që të dilnim me sukses dhe pa sukses”, tha ai.

Rama tha se maxhoranca dha kompromisin për kërkesën e Partisë Demokratike për shumicën 2/3, por tha se kjo shumicë nuk i jep Kuvendit të drejtën që të bllokojë sistemin.

“Sistemi i ri garanton që Parlamenti nuk e bllokon dot sistemin duke mos gjetur dakordësinë për të votuar sepse sistemi e gjeneron vetë duke përzgjedhur personat përkatës”, tha ai.

Rama thotë se drafti rrëzon sistemin aktual dhe garanton përzgjedhje në bazë të aftësisë dhe pastërtisë së figurave të reja, proces që do të jetë tërësisht në duar të ndërkombëtarëve.

“Vetingu, cilësia e karrierës, provimi i aftësive profesionale dhe morale dhe e gjithë kjo do të bëhet nën kontrollin e ndërkombëtarëve. Ata që kanë pasuri, qoftë edhe gjëra të tjera që do të kalojnë në këtë radiografi personale, duhet ta masin mirë para se të thonë që duam të rrijmë në sistem. E dyta, ne kemi garantuar me këtë draft që sistemi aktual bie përtokë, që nga Këshilli i Lartë i drejtësisë, një bandë që duhet të shkrihet. Mundëson që gjyqtarët t’i dalin zot detyrës dhe të kalojnë procesin e skanimit dhe të shërbejnë dhe promovohen pa qenë të detyruar, as për të paguar rryshfete për të marrë një post në Gjykatën Kushtetuese, Apel dhe Gjykatën e Lartë”, u shpreh ai.

Me takimin e së hënës, Rama thotë se PD humbi justifikimet dhe argumentet për të kundërshtuar reformën, përfshirë këtu edhe Këshillin e Emërimve në Drejtësi. Ai tha se ka dy rrugë për PD.

“PD sot nuk konteston dot më këtë strukturë të re. Përfshirë edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. PD duhet të zgjedhë, ose do t’i bëjë rezistencë kalimit të reformës duke zgjedhur përfundimissht avazin e vjetër, ose do të bashkohet për ta kaluar atë”, u shpreh ai.

Ai tha se reforma nuk është perfekte, por është më e mira e mundshme dhe për shembullin kroat thotë se ka probleme.

“Në Kroaci një parti mund të zgjedhë një deputet dhe ta bëjë gjykatës dhe Kroacia sot ka një vit debat që do të heqë këtë mortje që nuk është asgjë tjetër vetëm ndarja e karrigeve në institucionet e larta”, u shpreh ai.

Rama deklaron se vendit i duhet një tërmet që të shembë përtokë të gjithë sistemin e drejtësisë.

“Ndryshe do të kemi lëvizur vetëm dritat dhe nuk do të kemi spostuar skenën nga një vend krimi, siç është sot sistemi i drejtësisë, në një vend ku drejtësia nuk është mall për t’u shitur”, tha ai.

Rruga e draftit drejt votimit në seancë plenare nis që nga e marta dhe ky është plani B i maxhorancës.

“Sot kemi mbyllur 1 vit e gjysmë diskutime. Nesër drafti fillon rrugën proceduriale drejt sallës dhe sesa ditë duhet që të rrijë në Komisionin e Posaçëm dhe sa do të rrijë në sallë janë teknikalitete që nuk i di. Nuk presim më asnjë sekondë. Drafti do të vazhdojë rrugën e vet deri në sallë”, tha ai.

Kryeministri tha se nëse PD nuk rrëzon vetëm reformën në drejtësi, por rrëzon Shqipërinë, shtegun për të marrë hapjen e negociatave.

Rama sqaroi edhe praninë e Vasilit.

“Unë do të paraqitesha në takim me Xhafajn dhe Finon, pra me kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe atë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk erdhi Bashkim Fino për shkaqe shëndetësore dhe morëm Petrit Vasilin, që është pjesë e LSI-së në të dyja këto komisione. Pra erdhi një njeri që njeh të dyja çështjet nga brenda”, u shpreh ai.

Kryeministri tha se ka mbështetjen e LSI-së për reformën.

“LSI ka kohë që ka lëvizur nga pozicioni konsensus me patjetër në pozicionin reformë me patjetër dhe është normale. Është e siguritë që si ne, si LSI do të mbështesim me të gjitha votat tona reformën bazuar mbi draftin e miratuar nga Euralius dhe Opdat”, tha ai.

Kryeministri nuk përjashtoi mundësinë që të merren në konsideratë zgjedhjet e parakohshme nëse dështon reforma.

“Është një temë që i takon një momenti të mëvonshëm, por sot për sot nuk ka vend për këtë temë”, tha ai.

Etiketa: Donald LuRamareforma ne drejtesiTop Story

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Britani, vret prindërit e shokut, në kërkim autori shqiptar

Britani, vret prindërit e shokut, në kërkim autori shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com