Partizani dhe Dinamo janë gati për çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Takimi i parë ka përfunduar 1-1, ndërkohë që tani trajnerët Mehmeti e Devolli kanë zgjedhur edhe formacionet.
Partizani (4-3-3): Hoxha; Hadroj, Bitri, Belica, A. Marku; Murataj, Rrapaj, Kallaku; Mala, Cara, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
Dinamo (4-3-3): Simoni; Prodani, Imami, Sofranac, Bardhi, Lilaj, Demiri, Sidibe; Denisson, Ibraimi, Reginaldo. Trajner: Bledar Devolli.
Referuar rezultateve të arrira dhe renditjes së deritanishme në Abissnet Superiore, dy ekipet e kryeqytetit nuk kanë diferencë të madhe, pasi “të kuqtë” janë të pestët me 25 pikë, teksa “blutë” qëndrojnë të shtatët me 19 pikë. Ndaj edhe përballja pritet që të jetë shumë e luftuar, e mbi të gjitha duke ditur se Europa është shumë e dëshiruar dhe tashmë shihet si e vetmja formë.
Në raundit tjetër, cilado prej skuadrave që do të sigurojë kualifikimin do të përballet më një prej treshes Teuta, Vllaznia apo me Laçin.