Partia Demokratike: Qeveri tranzitore dhe drejtor të ri policie 100 ditë para zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Demokratike: Qeveri tranzitore dhe drejtor të ri policie 100 ditë para zgjedhjeve

19:46 | 12/02/2020
në Kryesore
0

Partia Demokratike dorëzoi pranë grupit të punës për reformën zgjedhore 3 paketa me ndyryshimet ligjore për ndarjen e politikës nga krimi ku synohet goditja e krimit zgjedhor. Abcnews.al ka siguruar propozimet ligjore të demokratëve të cilat do të diskutohen fillimisht në tryezën e përbashkët politike dhe më pas nësë marrin dritën jeshile do të votohen edhe në parlament. Demokratët sanksionojnë në krye të ligjit të tyre për funksionimin e Policisë së Shtetit, prezencën e qeverisë kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve. Demokratët propozojnë që ministri i brendshëm teknik të zgjedh 100 ditë përpara zgjedhjeve edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

2. Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përprara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sanksionet e demokratëve për krimet zgjedhore janë shumë të forta, ndërkohë që në grupin e punës ata kanë kërkuar që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Read more

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Besimin e tyre demokratët e kanë tek qytetarët, duke i inkurajuar ata të denoncojnë krimet zgjedhore. Dhe për të gjithë ata që do të sinjalizojnë dhënie parash në këmbim të votës, apo shkelje ligjore nga individë që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me zgjedhjet, PD parashikon të kenë një status të veçantë. Sinjalizuesit do të kenë rol të njëjtë si bilbilfryrësit në administratën publike.

Sinjalizuesi gëzon të drejtën e:

a: konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni;
b) ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;
c) mbrojtjes kundër hakmarrjes.
ç) mbrojtjes në marrëdhënien e punësimit;
d) mbrojtjes nga ndjekja penale për vepra penale të shpifjes, fyerjes apo kallëzimit të rremë, duke konsideruar se në paraqitjen e sinjalizimit, ai ka vepruar në ushtrim të një të drejte tëcaktuar nga ligji, sipas nenit 21 të Kodit Penal;
dh) mbrojtjes gjatë procedimit penal të filluar përpara sinjalizimit, kur sinjalizuesi ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale zgjedhore, duke zbatuar rregullat për bashkëpunëtorin e drejtësisë të parashikuara nga neni 37/a i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 52/a të Kodit Penal, pavarësisht cilësimit juridik të veprës penale ndaj sinjalizuesit.

Besimin e teknologjisë demokratët nuk e kanë vetëm në procesin e votimit, por edhe në atë të moniotorimit. Në projektligjin e demokratëve kërkohet pajisja e ambjenteve të qëndrave të votimit me kamera sigurie, pamjet e të cilave të monitoroehn nga KQZ dhe Policia e Shtetit. Policia Gjyqësore do të ketë detyra të veçanta pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve. Demokratët kërkojnë që Policia Gjyqësore të evidentojnë familjet me ndihmë ekonomike, të cilat rriskohen t’u ofrohen ndihma në këmbim të votës dhe gjithashtu gjurmimi i çdo donacioni me shumë mbi 50 mijë lekë të reja në favor të partive politike.
Në propozimet e demokratëve për rolin e Prokurorisë në Zgjedhje, parashikohet që Prokurori i Përgjithshëm të jetë fuqiploitë për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Prokurori i Përgjithshëm, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr udhëzim të përgjithshëm me shkrim për prokurorët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe për oficerët e policisë gjyqësore, si dhe mbikëqyr zbatimin e tij. Brenda 3 muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm raporton përpara Kuvendit mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë periudhës zgjedhore.

Krimet Zgjedhore do të jenë kompetencë e SPAK dhe BKH dy institucionet e reja të drejtësisë të cilat do të aktivizohen menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.

Për veprat penale zgjedhore në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posacme, Drejtuesi i saj koordinon me përparësi punën e njësive që janë në kompetencën e tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente.

Drejtuesi i BKH-së, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr rregulloren mbi metodologjinë e informimit të BKH-së nga punonjësit e policisë së shtetit për veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.

Demokratët pritet të paraqesin të tjera paketa ligjore në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore dhe evidentimin dhe ndalimin për të kandituar dhe mbajtur mandat të individëve të lidhur me krimin. /abcnews.al

Etiketa: korrupsioniPartia DemokratikePolicia e ShtetitProkurori i Përgjithshëmqeveri tranzitore

Të Lidhura

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Bardhi akuzon Ramën: Pse nuk bllokon OFL-ja makinën e blinduar të vëllait tënd

Bardhi akuzon Ramën: Pse nuk bllokon OFL-ja makinën e blinduar të vëllait tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com