Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duhet t’i dalin zot kombit i cili është në rrezik nga klika në pushtet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duhet t’i dalin zot kombit i cili është në rrezik nga klika në pushtet!

13:57 | 13/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Nga Aleksandër Biberaj

PARTIA DEMOKRATIKE DHE OPOZITA E BASHKUAR DUHET T’I DALIN ZOT KOMBIT I CILI ËSHTË NË RREZIK NGA KLIKA NË PUSHTET! OPOZITA DUHET TË UDHEHEQË PROTESTA MBARË POPULLORE NË ÇDO QYTET NË ÇDO SHESH NË ÇDO RRUGË DERI NË PËRMBYSJEN E REGJIMIT ME ÇDO KUSHT, ÇMIM, SAKRIFICË DHE MJET DEMOKRATIK! SOT ËSHTË KOHA PASI NESËR DO TË JETË TEPËR VONË DHE DO TË JEMI PËRGJEGJËS PËRPARA BREZAVE DHE HISTORISË QË NUK NDALËM RRËNIMIN E KOMBIT NGA ORGANIZATA MAFIOZE KRIMANLE DHE ANTI-SHQIPTARE NË PUSHTET!
TË dashur miq,
Kriza e përgjithëshme kombëtare ekonomike, politike, institucionale, sociale dhe psikologjike vazhdon të rëndohet nga dita në ditë. Qytetarët shqiptarë të dërmuar nga qeverisja skandaloze 7-vjecare e rilindjes, të tej lodhur nga keq menaxhimi që i bëri qeveria situatës së termetit dhe aq më keq të pandemisë, ndjehen tepër të pasigurtë për të ardhmen, pasi duket se kanë humbur përfundimisht shpresën për një jetë më të mirë. Të gjitha sondazhet e tregojnë pesimizmin dhe humbjen e shpresës, pasi gjysma e shqiptarëve duan që të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Kudo ka vetëm varfëri, papunësi, skamje, mjerim, shqiptarë të keq paguar apo pensionistë me pensione simbolike. Kjo gjëndje ngjason si dy pika uji me gjëndjen e para 100 vitesh, kur prestigjiozja amerikane “National Geographic” botonte foto shqiptarësh të zhveshur dhe të zbathur, në mjerim dhe skamje të plotë, të keq ushqyer dhe të uritur me mbishkrimin “njerëz të varfër që ecin mbi arin e zi”, duke shpjeguar se Shqipëria është vend shumë i pasur, me pasuri natyrore të pafundme dhe të shumëllojshme, përfshirë edhe arin e zi, naftën, por qytetarët e saj jetojnë në varfëri ekstreme. Zymtësia, vrasja e shpresës ndjehet kudo, këtë e sheh cdo qytetar apo politikan që jeton me këmbë në tokë në mes njerëzve. Ky është edhe skenari më ogurzi i virusit-sekt-rilindje, i cili rezulton të jetë edhe më shkatërruesi që ka njohur historia e këtij vendi. Rilindja e do Shqiperinë vetëm për vehte dhe për një grusht oligarkësh që sot vendosin gjithçka për këtë vend, dhe kjo eshtë fiks Shqipëria që Edi Rama ka 30 vjet që e ka projektuar, dhe që nga 1998 po e realizon, varësisht nga pozicionet publike që ka pasur.
Ne si opozitë kemi 7 vjet që denoncojmë krimin dhe korrupsionin, propozojmë ligje dhe reformat të ndryshme, por gjithcka bie në veshin e shurdhër të arrogancës së pushtetit. Ne si opozitë dogjëm mandatet e deputetëve për të mos u bërë fasadë, dhe realisht s’kishim asnjë alternativë tjetër. Bojkotuam zgjedhjet vendore të 30 qershorit përsëri për të mos u bërë pjesë e farsës elektorale që rezultoi në votime moniste të tipi të partisë shtet. Përsëri rilindja nuk pati asnjë reagim, ndonëse u vet-votua nga më pak se 10% e qytetarëve shqiptarë. Zhvilluam vjet 10 protesta paqësore mbarë-kombëtare, dhe përsëri arroganca qeverisëse nuk reagoi.
Opozita mbajti një qëndrim tepër dinjitoz duke i propozuar masa dhe programe konkrete qeverisë, si në situatën e tërmetit po ashtu edhe gjatë këtyre 2 muajve të pandemisë, përseri rilindja vetëm bën show dhe akuzon ironikisht opozitën, ndërkohë që opozita përveç fjalës nuk ka ansjë lloj pushteti. E fundit fare, kryeministri deklaroi se reformën zgjedhore do ta bëjë edhe vetë, se nuk do të ketë qeveri kujdestare që të përgatisë dhe menaxhojë gjithë procesin zgjedhor, dhe se do të legalizojë kanabisin, ndërkohë dihet që rilindja manipuloi zgjedhjet e viti 2017 dhe qëndron në pushtet me votat e krimit, korrupsionit dhe drogës se “pa-legalizuar”.
Lind pyetja, çfarë tjetër duhet të bëjë një opozitë me qëllim që të dëgjohet me qëllim që të shpëtojë vendin nga klika në pushtet, dhe se çfarë zollumesh dhe dëmesh të tjeta duhet të bëjë një qeverisje jo-legjitime që të përmbyset nga pushteti?! A do ta lëmë ne qytetarët shqiptarë rilindjen që të cojë deri në fund skenarin e saj per rrënim kombëtar?! Në këto kushte unë mendoj, gjykoj dhe i propozoj lidershipit të PD-së dhe forumeve drejtuese që të marrim të gjitha përgjegjësitë tona përpara kombit, pasi nësë nuk e bëjmë sot këtë, nesër do të jetë tepër vonë dhe ne do të bëhëmi përgjegjës përpara historisë që nuk ndalëm një organizatë mafioze, kriminale, anti-shqiptarë t’ia bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që nuk ia bënë as pushtimet, as luftërat, as armiqtë më të egër të kombit shqiptar. Opozita duhet të kalojë në veprime konkrete për të përmbushur me çdo çmim, kusht, sakrificë dhe mjet demokratik misionin e saj historik për të shpëtuar kombin nga klika anti-shqiptare në pushtet, dhe se asnjeherë në historinë e njerëzimit regjimet-klika nuk vet-largohen dhe nuk zhvillojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Opozita duhet të udheheqë protesta dhe manifestime mbarë popullore në çdo qytet, në çdo shesh ne çdo rrugë, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi KOMBI ËSHTË NË RREZIK DHE DUHET SHPËTUAR!

Etiketa: Aleksandër BiberajKriza e përgjithëshme kombëtare ekonomikeopozita e bashkuarPartia Demokratikeprotestaqytetaret shqiptare

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Europa Nostra letër Metës, Ramës e Veliajt: Të shqetësuar nga planet alarmante për shembjen e teatrit kombëtar

Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkesë Avokates së Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com