Një sherr i momentit për pak sa nuk përfundoi në vrasje ditën e sotme në Tepelenë. Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar edhe policia e cila njofton se një 17- vjeçar është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”.
Policia në Tepelenë është lajmëruar nga banorët e lagjes “15 shtatori” se i riu po qarkullonte me armë zjarri me vete.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka neutralizuar 17- vjeçarin me iniciale R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.
I riu pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë shoqëruar edhe tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në konflikt. Po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.