Nga Albana Shala
Para se të bëhej një numër
Një gazetar ishte një ëndërr – ëndrra e prindërve të tij, e miqve, e njerëzve të thjeshtë që e rrethonin dhe e lexonin.
Një njeri që i vinin ëndrrat përmes një syri të madh që vëzhgon botën, një veshi të mprehur që ende dëgjon britmat fushave të djegura, klithmat e foshnjave, qetësinë pas betejës në një fshat të braktisur.
Para se të bëhesh një numër, një ujk i vetmuar, një pirat, një njeri me kauzë, mbase Don Kishot,
dëshmitar i përpjekjes për dinjitet,
para se të bëhej një numër, i plagosur, i thyer si një laps, mprehur në të dyja anët, ai jeton në ethe e plagët shëron ndërsa shkon.
para se të bëhet një numër, përjetësisht i përmallur për laps, per një lente dhe zë,
ai na besoi përpjekjet e ëndrrat e tij –
imazhin e një fëmije që vrapon në plazh
lotet e gruas pa zë
rropatjet e emigrantit pa atdhe
dramën e një prostitute.
Le të bëhet letër pylli i harresës i gjithçkaje që na prek.
Le të bëhet udhërrefyes në ecjen tonë shpinëdrejtë.
Fakte:
1000 gazetarë janë vrarë në krye të detyrës në 10 vitet e fundit.
355 prej tyre raportonin e punonin në rajonin e Lindjes së Mesme.
Vetëm 5 prej çështjeve gjyqësore janë zgjidhur.