Një ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës, Papa Françesku po bën katekizëm në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku po përshëndet të gjithë të besimtarët e pranishëm.
Papa firmosi dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës më 15 mars, ceremoni që do të mbahet nesër në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan.
Dita e nesërme do të shënohet në Kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.