Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

11:36 | 13/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Nga Dom Gjergj Meta

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshin “shenjë kundërshtie”. Ky togfjalësh nuk është krijim i imi, por gjendet në Ungjillin e Lukës (2,34) ku flitet për Simeonin plak i cili e mori në duart e tij Jezusin foshnjë duke e parashikuar të ardhmen e tij pikërisht si një “shenjë kundërshtie” (semeion antilegomenon) përshumëkënd.

Kur u zgjodh Ipeshkëv i Romës, tetë vite më parë, pikërisht me 13 mars 2013, e si rrjedhojë Bari i Kishës së gjithëmbarshme, Francesku solli me vete nga Argjentina edhe një përvojë kishtare pak të njohur për botën perëndimore, apo në më të shumtën e rasteve të stigmatizuar si përvojë e teologjisë së çlirimit, e cila shpesh është akuzuar për ngjyrimet e saj ideologjike. Pa hyrë në konkretësinë e këtyre vlerësimeve, mund të themi se Kisha në Amerikën latine nuk ishte vetëm ajo e teologëve të çlirimit, por mbi të gjitha Kisha e Óscar Romero–s, e të varfërve dhe e bashkësive që jetonin, punonin e luteshin për zhvillimin dhe mirëqenien integrale të njeriut, në një kontekst shfrytëzimi dhe varfërie ekstreme.

Në këto tetë vite pontifikat, Papa Francesku ka pasur parasyshnë gjestet dhe fjalët e tij, pa qenë nevoja që ta citojë gjithmonë, Ungjillin dhe shpirtin e Vatikanit II, si zëri i Hyjit për Kishën bashkëkohore. Po ashtu, ai ka qenë e vijon të jetë një zë i fortëpër botën e cila po përballet me shumë probleme si: luftërat, përplasjet etnike, emigracioni, përjashtimi, shfrytëzimi i popujve të varfër, rritja e varfërisë edhe në vendet e zhvilluara, konsumizmi i pafre, etj. Urat që ai ka ndërtuar në dialogun me religjionet, sidomos në Lindjen e mesme me dokumentin e Abbu-Dabit, me vizitën e tij në Irak, me enciklikën “Laudato sii” për tutelën e krijimit, me “Amoris Laetitia” për familjen, e bëjnë atë një “zëdhënës” të fuqishëm të përmasës profetike të Kishës në kohën tonë, besnike ndaj Ungjillit dhe mësimeve të Koncilit II të Vatikanit.

Në kohën që po jetojmë, këtë të pandemisë së shkaktuar prej Covid-19-ës, papa Francesku u bë në një farë mënyre, emblema e njeriut në lutje për gjithë njerëzimin. Pamjet e pashlyeshme tënjë viti më parë, kur ai doli duke u lutur i vetëm në sheshin e Shën Pjetrit, e bënë atë të dashur për miliona njerëz që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së virusit.  

Janë të shumta epitetet që i janë dhënë Papa Franceskut në këto kohë, nga ato të Papës dialogues, njeri i paqes, afër të varfërve, Papës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, reformator, deri tek ato më përçmueset si: Papa liberal, progresist, autoritar, etj.

Ata që e njohin sadopak historinë, të paktën atë të shtatëdhjetëviteve të fundit të Kishës Katolike, e dinë se të njëjtin “fat” patën edhe Gjoni XXIII e Pali VI, njëri Papa që nisi Koncilin e dytë të Vatikanit e tjetri Papa që e vazhdoi dhe e mbylli atë edhejetoi aq sa të vinte në zbatim shumë gjëra prej tij. Në fakt kjo “shenjë kundërshtie” nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Papa Franceskun, por me Koncilin II të Vatikanit. Është pikërisht ky moment që krijon një lloj “spartiacque” edhe brenda Kishës katolike, në kuptimin midis dy epokash, duke hapur një rrugëtim vazhdimësie, por edhe ndërprerjeje.

Risia, era e re që fryu nga Koncili II i Vatikanit, qe njëfrymëmarrje për Kishën katolike, pasi e vuri atë në një pozicion dialogu dhe jo dënimi me botën, me kishat e bashkësitë e tjera tëkrishtera, me religjionet dhe me botën shekullare. Kjo, e dokumentuar sidomos në Kushtetutën apostolike “Gaudium et spes”. Prandaj entuziazmi apo edhe kundërshtia ndaj Papa Francesco-s nuk është aq shumë e lidhur me personin e tij, por me atë çka ai ka dashur të përcjellë qysh me shfaqjen e tij nëballkonin e Shën Pjetrit, duke i kërkuar popullit të lutet për të dhe me të, pra jetësimin dhe përshkimin e rrugës që kishte hapurKoncili II i Vatikanit.

Etiketa: dom Gjergj MetaPapa Bergoglioshenjë kundërshtieTirane

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Basha ”zbarkon” në Lezhë me Markun dhe Gjekmarkajn, e presin në rrugë qindra njerëz. Marshojnë së bashku në rrugët e qytetit

Basha ”zbarkon” në Lezhë me Markun dhe Gjekmarkajn, e presin në rrugë qindra njerëz. Marshojnë së bashku në rrugët e qytetit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com