Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar të pavërteta akuzat e opozitës lidhur me faktin se fermerët në vend të perimeve po kultivojnë kanabis.
I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News , Panariti tha se në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis.
Ai tha se ky është një aktivitet i paligjshëm që nuk i takon bujqësisë dhe i përqënduar kryesisht në zona të maskuara, kullosore apo pyjore.