Pamundësia ekonomike/ Mjekët e Spitalit Amerikan i rikthejnë buzëqeshjen vajzës 7-vjeçare (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamundësia ekonomike/ Mjekët e Spitalit Amerikan i rikthejnë buzëqeshjen vajzës 7-vjeçare (film)

15:40 | 14/08/2017
në Shqiperi
0

Ti  rikthesh buzëqeshjen një vajze të vogël, do të thotë t’i  dhurosh të ardhmen  dhe mundësinë për të bërë realitet ëndrrat e dëshirat. Do të thotë gjithashtu që një familjeje t’i rikthesh shpresën  që ta shohë fëmijën të rritet njësoj si bashkëmoshatarët e saj.  Ky është rasti i Eglës, e cila që në lindje e ka pasur probleme me hundën, veshët, sytë dhe gojën. Për vite me radhë familja e saj e kishte humbur shpresën se vajza e tyre, mund t’i rikthehej një jete normale. Aq sa për shkak të pamundësisë ekonomike, u pajtuan me fatin duke u lutur që një ditë zoti të bënte një mrekulli! E në fakt kështu ndodhi.  Sot,  falë humanizmit të mjekëve të spitalit Amerikan, Egla e vogël  ka filluar të flasë më mirë, të shohë më mirë e mbi të gjitha të rrezatojë me buzëqeshjen e saj të bukur. Ndërhyrja e fundit e bërë nga stafi i mjekëve shqiptarë dhe italianë,rezultoi me sukses dhe tashmë Egla është në fazë rikuperimi të plotë në spital. Gjithçka është ofruar falas nga Spitali Amerikan i cili e ka kthyer në praktikë ndihmën për kategoritë në nevojë,të cilat nuk mund të përballojnëndërhyrje të caktuara kirurgjikale. Veçanërisht i ndjeshëm stafi i Spitalit Amerikan ka qenë ndaj fëmijëve , ku janë trajtuar me dhjetëra raste, kryer shumë operacione të vështira, kostot e të cilave  familjet i kanë pasur të pamundur t’i përballojnë.  Ky spital është ndër të paktët që i është përgjigjur çdo apeli për ndihmë të bërë në media, duke ofruar shërbimin më cilësor e njerëzor, për këto familje.

Keqformimet e  lindura tëqiellzës dhe buzës

“Kemi të bëjmë me një keqformim të lindur të buzës dhe te qiellzës dhe operacioni është e vetmja mënyrë për të korrigjuar këtë anomali dhe për të rikthyer fëmijën në jetën normale.Në Spitalin Amerikan kemi kryer disa raste të tilla. Qëllimi i operacionit është të mbyllet ndarja, të rikthehet funksioni i muskujve dhe t’i jepet një formë normale gojës ”, thotë Dr. Alfred Aga, i cili së bashku me ekipin e mjekëve italianë morën përsipër kryerjen e këtij operacioni të vështirë. Keqformimet e lindura të buzës dhe qiellzës kanë një incidencë 1 në 1000 lindje të reja. Pas përmirësimit të qiellzës fëmija menjëherë do ta ketë më të lehtë të ushqehet .  Shumica e fëmijëve që kanëkëto keqformime kanë edhe probleme me dëgjimin e shikimin e për rrjedhojë duhet në vijim t’i nënshtrohen operacioneve të tjera. Egla dhe familja e saj, nuk gjejnë fjalë të shprehin lumturinë dhe mirënjohjen. Për të voglën, ky ndryshim do të thotë shumë. Ajo shprehet se do të shkojë në shkollë dhe askush nga shokët e shoqet nuk do ta shikojë më si më parë sepse ajo tashmë do të këtë një pamje të re, do të flasë më mirë dhe do të buzëqeshë më bukur.  Me këtë rast i gjithë  stafi i Spitalit Amerikan edhe njëherë ndjehet krenar për misionin dhe filozofinë mbi të cilën funksionon, ku humanizmi mbeten gjithnjë parësorë!

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Etiketa: doktore te specializuarEglafalasoperacionSpitali Amerikante rikthesh buzeqeshjen

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para

PDIU: PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik, kërkojmë të zbardhet ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com