Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat: Mazhoranca nuk ka reflektuar kërkesat tona
Kryetari i grupit të deputetëve të PD-së, Edi Paloka tha se PD do të vazhdojë të bojkotojë punimet e kuvendit për aq kohë sa mazhoranca nuk merr parasysh kërkesat e saj. Paloka dhe se mazhoranca nuk ka reflektuar kërkesat e opozitës. “Javën e kaluar pati një votim për Koço Kokëdhimin, por nuk u votua kërkesa jonë për deputetin Suli, kërkesë e cili do të votohet nesër dhe shpresojmë që qëndrimi i mazhorancës të jetë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.
Me pas kemi një kërkesë për zonjën Leskaj e cila pritet të diskutohet nga Këshilli i Mandateve për të marrë dhe ajo rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu amendamentet tona për ligjin e dekriminalizimit dhe Komisioneve Hetimore janë në pritje për tu diskutuar në Komisionin e Ligjeve dhe në seancë plenare. Qëndrimi i PD nuk ka ndryshim aq më tepër që jo vetëm nuk shohim reagim, por shohim që kryeministri të bëjë të kundërtën e asaj që pritet prej tij dhe që është zbatimi i ligjit”, tha Paloka.