Paloka: Reforma Zgjedhore “zgjidhje” periferike. Nuk ka marrëveshje PD-PS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Reforma Zgjedhore “zgjidhje” periferike. Nuk ka marrëveshje PD-PS

14:18 | 15/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar ne nje intervistë për “Koha Jonë” se lajmin e rremë për një marrëveshje “të fshehtë” midis PD dhe PS, e përhapen me porosi disa prej shërbëtorëve të paguar mirë e të përdorur keq

Intervistoi: Redjon Shtylla

Kriza politike vijon dhe deri më tani nuk ka marrëveshje, si e kërkon kampi qeveritar. Opozita politike akuzon çdo ditë me fakte keqqeverisjen dhe lidhjet e zyrtarëve që sajë me krimin apo problemeve kriminale që kanë kryebashkiakët e dalë nga votimet njëpartike të 30 qershorit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, së pari mohon se ka ose do të ketë një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

“Lajmin e rremë për një marrëveshje “të fshehtë” midis PD dhe PS (madje për një marrëveshje midis Bashës dhe Ramës), e përhapen me porosi disa prej shërbëtorëve të paguar mirë e të përdorur keq në media prej Ramës. As nuk ka e as nuk do të ketë marrëveshje të tillë”,- thotë Paloka.

Duket se pika kryesore e krizës janë zgjedhjet si ato lokale dhe parlamentare por për këtë duhet një Reformë Zgjedhore, për të cilën Paloka pohon se për PD-në kjo “zgjidhje” e krizës është periferike. Për këtë jep edhe arsyjet.

“Ne si opozitë kemi përcaktuar si kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, dënimin e atyre që janë kapur në dosjet 184 dhe 339 si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizonte zgjedhjet. Reforma zgjedhore, pa zgjidhjen e këtyre çështjeve, mbetet një problem fare periferik. Ata që kërkojnë të paraqesin si “zgjidhje” të krizës së Reformës Zgjedhore, në rastin më të mirë janë jashtë realitetit, janë në ajër”.

Lidhur me vizitën e kreut të qeverisë në Berlin, nënkryetari i PD-së, e lexoi si vizitë për çeljen e një ekspozite dhe qëllim për Integrimin. “Si fillim, ju e morët vesh që Rama interes të parë në Berlin nuk kishte integrimin e Shqipërisë po ekspozitën e rradhës, ku po merr pjesë në kryeqytetin gjerman. Sa për hapjen e negociatave, Shqipëria është i vetmi vend që me kalimin e viteve jo vetëm nuk po i afrohet hapjes së negociatave por vazhdojnë ti shtohen kushte dhe kërkesa”.

Me fillimin e sesionit të ri Parlamentar, po flitet për një marrëveshje të fshehtë PS-PD për realizimin e Reformës Zgjedhore. Sipas jush, nga duhet të fillojë marrëveshja politike për nxjerrjen e vendit nga kriza? Nga ana tjetër, parlamenti po punon me ligjin për kodin zgjedhor. Ju shqetëson miratimi i tij pa aprovimin tuaj si opozitë?

Lajmin e rremë për një marrëveshje “të fshehtë” midis PD dhe PS (madje për një marrëveshje midis Bashës dhe Ramës), e përhapen me porosi disa prej shërbëtorëve të paguar mirë e të përdorur keq në media prej Ramës. As nuk ka e as nuk do të ketë marrëveshje të tillë. Sigurisht që zgjidhja e krizës do të vijë dhe mund të vijë vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje midis palëve e për këtë ne kemi qenë mëse të qartë. Rama ka vërtetuar se është kryemanipulatori i zgjedhjeve në këtë vend.

Që prej zgjedhjeve të pjeseshme në Korçë e deri në farsën e fundit të 30 qershorit, Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur e manipuluar votën e shqiptarëve. Për këtë arsye ne si opozitë kemi përcaktuar si kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, dënimin e atyre që janë kapur në dosjet 184 dhe 339 si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizonte zgjedhjet.

Reforma Zgjedhore, pa zgjidhjen e këtyre çështjeve, mbetet një problem fare periferik. Ata që kërkojnë të paraqesin si “zgjidhje” të krizës së Reformës Zgjedhore, në rastin më të mirë janë jashtë realitetit, janë në ajër. Për t’u kthyer me këmbë në tokë ju mjafton të lexojmë raportin e fundit të OSBE-ODIHR-it dhe përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. Për fat të mirë, këto materiale janë edhe në anglisht.

Vetëm pasi të zgjidhen këto çështje mund të diskutohet dhe për Reformën Zgjedhore që kurresesi nuk mund të bëhet pa opozitën dhe këtu sigurisht nuk e kam fjalën për surrogatot e Parlamentit po për opozitën reale. Në rast të kundërt do kemi një akt tjetër të grushtit të shtetit dhe rikthimit të diktaturës në këtë vend.

Si e komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Berlin? Mbështetje apo shtim të kushteve për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE? Si do të jetë tetori? Fitore apo humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Si fillim, ju e morët vesh që Rama interes të parë në Berlin nuk kishte integrimin e Shqipërisë po ekspozitën e rradhës, ku po merr pjesë në kryeqytetin gjerman. Sa për hapjen e negociatave, Shqipëria është i vetmi vend që me kalimin e viteve jo vetëm nuk po i afrohet hapjes së negociatave por vazhdojnë ti shtohen kushte dhe kërkesa.

Kjo ndodh jo se Europa “është ngurtësuar”, siç justifikohet Rama (pse nuk është ngurtësuar dhe me Maqedoninë e Veriut?) por sepse Rama në vend që të plotësojë kushtet që i janë vënë për të zgjidhur problemet që ato paraqesin, shton probleme të tjera, pra dhe kushte të tjera. Nuk mund të ketë as hapje negociatash e as zgjidhje të krizës, pa dënuar krimin dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Sa të jetë Rama në pushtet asnjë “fitore” e asnjë e mirë nuk do ju vijë shqiptarëve, përveç kriminelëve dhe oligarkëve të tarafit të tij.

Përveç Kreut të Shtetit, për 13 tetorin opozita dhe maxhoranca nuk flasin. Do të ketë zgjedhje lokale në këtë datë? Do të marrë pjesë PD-ja? Çfarë ju kanë kërkuar aleatët për këtë pjesë?

13 tetori për ne është data zyrtare dhe kushtetuese e zgjedhjeve lokale e dekretuar nga Presidenti i Republikes, i vetmi që ka tagrin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve. Por siç është e ditur e siç e paraqiti qartë dhe raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it, në kundërshtim me ligjin, Rama urdhëroi shërbëtorët e tij në KQZ (e më pas “nën presionin e Vetting-ut” detyroi dhe Kolegjin) të bëhen pjesë e krimit më të fundit elektoral e kushtetues.

Në këto kushte, duke urdhëruar e mos lejuar funksionimin e institucioneve zgjedhore, Rama bllokoi zgjedhjet e ligjshme të 13 tetorit duke kryer, siç thashë dhe më lart, një krim elektoral e kushtetues për të cilin të gjithë përgjegjesit do të japin llogari përpara drejtësisë, kur ajo të funksionojë realisht si e pavarur.

/Koha Jone/

Etiketa: Koha Jonëkriza politikeNënkryetari i PD-së Edi PalokaPartia DemokratikePartia Socialiste

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Shkrumbohet makina në Vorë, nuk raportohen persona të lënduar (film)

Shkrumbohet makina në Vorë, nuk raportohen persona të lënduar (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com