Policia italiane ka identifikuar dhe ka arrestuar tifozin shqiptar i cili hodhi bombë tymuese gjatë ndeshjes së Itali-Shqipëri, duke shkaktuar ndërprerjen për disa minuta të lojës.
Policia italiane ka mundur të identifikojë autorin e këtij momenti të shëmtuar të ndeshjes, duke e arrestuar me akuzën e shkeljes së normave që disiplinojnë manifestimet sportive.
Gjithashtu policia italiane informon se janë rreth 77 tifozë të tjerë shqiptarë, të cilët janë identifikuar po nga videot e telekamerave të sigurisë në stadum, të cilët po hetohen të lirë, duke u ekzaminuar sjellja e tyre përgjatë zhvillimit të ndeshjes si dhe përgjegjësia e rrëmujave të shkaktuara.