Na ndajnë vetëm 45 minuta nga nisja e protestës së thirrur sot nga opozita me në krye Sali Berishën, ndërsa qytetarët nëpër rrethe janë nisur drejt kryeqytetit.
Një qytetar nga Elbasani tregon edhe motivet që e kanë shtyrë të dalë në protestë. Ai thotë se do të jetë në ballë të parë të protestës, edhe në rast se rrezikon arrestimin.
“I bashkohem protestës sepse Rama është një vrasës serial për shqiptarët. Na ka çuar në fund fare. Unë si pensionist do jem në ballë fare. Le të më arrestojë se e ka zanat ai që i arreston. Për arsye ekonomike do protestoj. Sepse Rama është vrasës serial. Nëse ka njeri në botë që është vrasës serial është Edi Rama i pari”, deklaroi ai.